Vendi

Deputeti i Bashës i mbyll derën bashkimit: Grupi Berisha-Bardhi po na bllokon për të folur në Kuvend

I ftuar në Ora News, deputeti demokrat Arbi Agalliu u shpreh se opozita është bashkuar për interesa të caktuar mes Bardhit dhe Berishës.

Ai tha se ai tha se kolegët e tij në PD janë duke bllokuar punimet dhe diskutimet në kuvendin e Shqipërisë, duke mos lënë hapësira për të folur.

Agalliu:Unë besoj se janë bashkuar për halle të caktuara. Opozita bëhen në institucion dhe këta kolegë na kanë bllokuar në institucion duke mos na lënë hapësirë për të folur. Asgjë nuk kanë përfituar dhe ka kaluar Rama 7 miliardë euro në 7 minuta. Edhe kur duam të bëjmë komision si kolegia Açka këta bëhen vandalë. Nëse opozitës i zihet hapësira ka plot mënyra demokratike

Unë mendoj se shqiptarët janë lodhur më këto mënyra. Ka bërë Basha protesta të jashtëzakonshëm dhe nuk ka ndryshuar qeveria. Prandaj sot njerëzit duan alternativë dhe mbrojtjen e intersave të qytetarëve denoncimin e aferave. Kjo është një shfaqje e madhe. E njëjta situata ka qenë edhe kur u ndamë. U ndamë sepse besojmë në SHBA dhe nuk besojmë të kulti i individit. Nuk do të reshtim së thëni të vërtetat tona. /OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button