ShowBiz

Për varësen e Dua Lipës u deshën mijëra orë pune dhe ka një shifër marramendëse

Dua Lipa u klasifikua si një ndër të veshurat më mirë në tapetin e kuq të Grammy Awards ku shkëlqeu në një fustan argjendi nga Courrèges.

Sikur mos të mjaftonte fustani, vëmendjen e mori edhe varësja e Duas. Një krjim artistik më vete, me dy peshq që ‘puthen’ në një safir.

Varësja është nga kolesioni Tiffany High Jewelry Pisces. Marka e famshme shpjegon se safiri i papërpunuar është mbi 23 karatë. Janë dashur 1017 orë për punimin e varëses me platin dhe ar 18 karatë. Varësja përmban safirë shumë të rrallë si Umba dhe padparadscha, po ashtu të papërpunuar.

Safirët Umba gjenden në Tanzani. Ata nuk përpunohen dhe kjo i bën ata shumë të rrallë dhe unikë. Safirët Padparadscha njihen si ndër më të rrallët. Ka shumë pak të tillë në treg. Këta safirë gjenden në Madagaskar, Tanzani dhe Sri Lanka, e cila mbahet për cilësinë më të mirë të tyre.

Veç tyre, varësja përmban edhe safirë portokalli, rubelitë dhe diamante.

Nëse jeni kuriozë për çmimin, mbani frymën. Kompania nuk e ka zbuluar shifrën ekzakte, por ekspertët e vlerësojnë të paktën 10 milionë dollarë/tvklan.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button