Aktualitet

Tensione para Kryeministrisë, deputetët Shehaj dhe Kapri përplasen me Skënder Hitën

Një tjetër incident është regjistruar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku deputetët e Partisë Mundësia Agron Shehaj dhe Erald Kapri janë përplasur me forcat e policisë.
Dy deputetët kanë kërkuar të komunikojnë me drejtorin e Policisë, Skënder Hita, por efektivët nuk i kanë lejuar t’i afrohen.
Situata është tensionuar më tej, ndërsa gjatë përplasjes fizike, Shehaj dhe Kapri janë shtyrë nga punonjësit e policisë. Gjatë incidentit, ndaj deputetit Erald Kapri është përdorur edhe spraj me piper djegës.

Pavarësisht përpjekjeve për të komunikuar me drejtuesin e policisë, dy deputetët nuk janë lejuar të kalojnë përtej kordonit të efektivëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button