Aktualitet

Edhe Alketa Vejsiu i del kundër Edi Ramës: Asnjë kolltuk nuk vlen sa jeta e shqiptarit!

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me situatën e tensionuar në vend, ndërsa protestat në Tiranë kanë hyrë në ditën e pestë.
Në mesazhin e saj, Vejsiu u bën apel qytetarëve të mos lejojnë që bindjet e ndryshme politike t’i kthejnë kundër njëri-tjetrit, duke theksuar se Shqipëria u përket të gjithëve, pavarësisht qëndrimeve ndaj qeverisë apo opozitës.
“Mund të kemi bindje të ndryshme. Mund të mos pajtohemi për qeverinë, për opozitën, për mënyrën si drejtohet vendi apo për mënyrën si protestohet”, shkruan ajo.
Moderatorja thotë gjithashtu se, asnjë forcë politike apo grupim nuk mund ta konsiderojë vendin si pronë të tij, ndërsa bën thirrje për unitet mes shqiptarëve.

“Por Shqipëria nuk i përket një qeverie, një partie, një proteste apo një brezi. Shqipëria na përket të gjithëve. Shqipëria është e shqiptarëve”, shkruan Vejsiu.

Ajo e mbyll reagimin me fjalët “Na mbro, o Zot!”, duke shprehur shqetësimin për zhvillimet e fundit në vend.

Reagimi i saj vjen pas përplasjeve të ashpra mes protestuesve dhe policisë në Tiranë, ku gjatë ditëve të fundit janë regjistruar episode dhune dhe tensione.

Më herët, për situatën kishte reaguar edhe moderatorja Arbana Osmani, e cila dënoi dhunën dhe i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të respektojë dhe të dëgjojë qytetarët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button