Aktori i njohur rrëfen si u nda nga 5 gra brenda natës pas ULTIMATUMIT të gruas së tij të ardhshme…

Michael Douglas ka zbuluar detaje nga fillimet e historisë së dashurisë me Catherine Zeta-Jones, duke treguar se aktorja i vendosi një kusht të qartë kur u njohën në vitin 1998: nëse do të vazhdonin lidhjen, ajo duhej të ishte monogame. Në një intervistë për “Sunday Times”, aktori tregoi se në atë periudhë po takohej me pesë gra të tjera. Por kërkesa e Zeta-Jones bëri që ai të merrte menjëherë një vendim.
“Nëse duam ta vazhdojmë këtë, dua që të jetë monogame”, i kishte thënë ajo. Douglas tregoi se po atë mbrëmje telefonoi gratë me të cilat po takohej dhe u dha fund marrëdhënieve. “Atë mbrëmje telefonova disa persona me të cilët po takohesha dhe kaq ishte”, rrëfeu ai.
Aktori foli gjithashtu për një tjetër çështje që e ka shoqëruar prej vitesh, duke mohuar pretendimet se në vitet ’90 kishte qëndruar në një klinikë për shkak të varësisë nga seksi. “Nuk kam qenë kurrë i varur nga seksi”, shkruan ai në autobiografinë e tij të re “One Helluva Ride”.
Douglas nuk e fsheh megjithatë se jeta e tij sentimentale përpara Catherine ishte e trazuar. Në autobiografi ai ka bërë publike edhe një marrëdhënie të mbajtur sekret për 42 vjet me aktoren Kathleen Turner, e cila nisi gjatë xhirimeve të filmit “Romancing the Stone” në vitin 1983, kur ai ishte ende i martuar me Diandra Douglas.
Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones u martuan në vitin 2000 dhe kanë dy fëmijë, Dylan dhe Carys. Martesa e tyre kaloi edhe një krizë në vitin 2013, kur çifti bëri një pauzë, por më pas u ribashkua. Sot, pas gati 26 vitesh martesë, Douglas thotë: “Kemi pasur problemet tona, por e dua shumë.”





