Robert Papa: Përgjimet e Ahmetajt ia dha njeriu i afërt i Ramës, nga hetimet e FBI për ‘lavatriçen’ Ron Yeffet në Florida, te provat në SHBA që e fundosin, zhvillimet e reja me dosjen McGonigal dhe kush e kontrollon SPAK, ja pse ndërkombëtarët i bllokuan dorëheqjen kryeministrit

Gazetari Robert Papa ka hedhur akuza dhe pretendime të forta në lidhje me kryeministrin Edi Rama, zhvillimet në SPAK dhe rolin e shërbimeve partnere amerikane në hetimet që prekin zyrtarë dhe figura politike në Shqipëri.Në emisionin e tij “Fokus Tv”, Papa ngre pikëpyetjen nëse mund të ketë përgjime edhe për vetë kryeministrin Rama, ndërsa pretendon se materialet e përgjimeve të Arben Ahmetajt nuk janë siguruar vetëm nga shërbimet, por kanë ardhur nga persona pranë kryeministrit.“Të gjithë e dinë që Rama është i rrethuar nga njerëz amoralë.
mund të ketë përgjime edhe për Ramën vetë? Me sa duket, shërbimet partnere kanë filluar ta godasin përmes përgjimeve. Ka dy gjëra që duhet t’i sqaroj nga burimet me të cilat flas këtu: përgjimet e Ahmetajt i janë dhënë nga një njeri afër Ramës në qeveri. Nuk janë thjesht nga shërbimet, por janë nga njerëz të Ramës që po e luftojnë.Arrestimi i shefes së shërbimit ka ardhur me porosi nga amerikanët e partnerët. Në SPAK natyrisht që mund të ketë prokurorë që kontrollohen nga Rama apo nga krahë të tjerë, por jo dosjet, jo arrestimet; linja vjen nga SHBA, nga ai që unë e quaj “DeepState”, ndaj të cilit do të jemi mirënjohës”, u shpreh gazetari Robert Papa.
Takimet dhe dosjet
Në vijim, Papa e zhvendos vëmendjen te SPAK-u dhe te dosja McGonigal. Ai pretendon se hetimet nuk kanë përfunduar dhe se zhvillime të reja mund të prekin emrat e përmendur prej tij.Por në deklaratën e tij ai shkon edhe më tej, duke përmendur udhëtimin e Ramës në SHBA, RonYeffet, takimet në NeëYork dhe marrëdhëniet e kryeministrit me rrethin e DonaldTrump.“SPAK arrestoi Veliajn, arrestoi një ish-president dhe po i afrohet familjes Rama. Në pamjet kur Rama ka zbritur në aeroportin JFK, zbriti nga pista e jo si zakonisht siç dalin gjithmonë.Siç tha edhe një gazetar amerikan, Rama kishte frikë se mund të arrestohej dhe ishte në ankth të madh. Unë e kam thënë se mund të jetë mbyllur dosja McGonigal për vetë McGonigal-in, por nuk është mbyllur për Nezën, për Duçkën dhe për Ramën, dhe do të ketë të reja.
Ka filluar një trysni e madhe dhe nuk mund ta shpëtojë dot as Ivanka-Kushnere askush tjetër kryeministrin shqiptar. Ju thashë se në darkën me presidentin Trump, ku mungonte Melania, çifti shqiptar do të kishte dashur të bënte një foto, por nuk jua dhanë sepse jua vonoi protokolli (kjo ka ndodhur edhe me Fatos Nanon). Rama nuk e blen dot heshtjen, sepse “lavatriçja” e Ramës, RonYeffet, ka të paktën pesë muaj që është nën survejim e nën hetim nga organet e drejtësisë amerikane e nga FBI-ja në Florida. Hotelet e shqiptarëve në Florida, ku Rama është aksioner i fshehtë dhe ku kalojnë miliona, janë të vëzhguara. Rama është fotografuar në takime në vitin 2024 kur vinte në OKB, si me Pacollin, ashtu edhe me RonYeffetin.
Skandali tjetër është se i kanë dhënë shtetësinë shqiptare dikujt që vjen me lidhje nga Mossad-i dhe që pastron para, duke e nxjerrë Ramën keq te aleatët tanë amerikanë, gjermanë e turq, të cilët nuk bëjnë asgjë pa mbështetjen e amerikanëve. Pra, edhe në qoftë se arrestohet Yeffet apo i afrohen familjes së Ramës, orientimi është marrë që këtej. Tek ajo pritja e ambasadorit ish-gjeneral ishte Dumani, ish-kreu i SPAK-ut. Ky është një mesazh natyrisht. Shumë shqiptarë mund të pyesin përse vendoset barazia mes Berishës dhe Ramës. Rama e ka kaluar çdo lloj përmase; mënyra se si e priti ambasadorin, i veshur si kloun, tregon mosrespekt ose dëshirë për të treguar dominancë sepse mendon se i ka ende lidhjet me Kushner-in.
Por deri në nëntor, në çastin që ndryshon Kongresi, fillojnë hetimet për Kushner-in dhe fëmijët e Trump-it. Shqipëria është shumë e vogël për të hyrë mes këtij vendi të madh, dhe pikërisht barra që është mbi shpatullat e tyre do ta ndëshkojë Ramën, sepse SPAK-u nuk po e ndërpret veprimtarinë e tij. Po të kishte atë miqësi të madhe siç kujton ai me Kushner-in dhe Ivankën, SPAK-u do të ishte ndalur. FBI-ja drejtohet nga besnikë të Trump-it, ashtu si edhe Departamenti i Drejtësisë dhe Departamenti Amerikan i Shtetit.Ndërkohë që FBI-ja vinte në Tiranë, Rama ishte në NeëYork dhe arrestuan shefin e shërbimit; asgjë nuk është rastësi.
Media amerikane dhe ne e kemi bombarduar me fakte çështjen McGonigal. Do të bjerë rrjeta mbi Duçkën e Nezën. FBI-ja nuk mund ta durojë atë lloj turpërimi nga disa sekserë e fshatarë të Ballkanit ndaj një agjencie të madhe. Gjykata ka kërkuar të gjitha komunikimet e McGonigal-it me Ramën; ato janë dosje që SPAK-u mund t’i marrë kur të dojë. Tmerri i madh i Ramës është se kërkon të ndryshojë Kodin Penal, por nuk ka kohë sepse SPAK-u po shkon dy-tre hapa përpara tij. Ndërkohë ekziston precedenti i pezullimit si te rasti i Ballukut; Rama do ta dorëzojë atë sepse nuk ka ku ta mbajë më. Përgjimet me Yeffetin janë informacione që vijnë nga Tirana nga njerëz të afërt të Ramës, por hetimet kanë nisur këtu më parë, sepse Rama të gjitha lidhjet i ka me grupe të caktuara, duke mos e njohur se si funksionon politika amerikane.Shumica e politikanëve shqiptarë nuk e njohin se si funksionon politika amerikane. Personi i cili duke u marrë me trafiqe cenon sigurinë kombëtare të Amerikës do të përballet me ligjin. Porti i Durrësit, i kontrolluar nga njerëzit e Ramës, ka qenë porti ku kanë kaluar tonelata droge të ardhura nga Amerika Latina.
Nuk ka hetime vetëm në Shqipëri, ka hetime edhe këtu në SHBA. Personat që kanë kryer këtë trafik masiv me tonelata kokainë do të vihen përballë akuzës, sepse kjo administratë e konsideron atë si terrorizëm dhe veprim antiamerikan. Burokracia amerikane është e madhe, por e ashtuquajtura deepstate fatmirësisht është në anën tonë. Shqipëria dhe Kosova janë tokë e ndikimit amerikan, sipas platformës së JesseHelms-it. Për ne shqiptarët nuk ka rëndësi nëse janë demokratë apo republikanë, sepse të gjithë na kanë mbështetur.Problemet e zgjedhjeve të mesmandatit (midterm) nuk e ndryshojnë politikën e madhe ndaj Shqipërisë, sepse janë votuesit amerikanë që vendosin. Një herë votojnë të majtën e një herë të djathtën; është ekonomia ajo që vendos”, u shpreh ai.
Dorëheqja e kryeministrit
Deklarata më e fortë në fund të fjalës së Papës lidhet me pretendimin se Edi Rama kishte menduar të largohej nga posti i kryeministrit, por se, sipas gazetarit, ndërkombëtarët e kanë ndaluar për shkak të zhvillimeve dhe “pazarëve të radhës”.“SPAK-u duket se nuk ndalet sepse ka mbështetje amerikane; ka fakte plot nga Dubai, Singapori, CaymanIslands e Aruba. Shitja e përrallës së Zvërnecit dhe Sazanit (kur SPAK-u ka bllokuar mbi 100 milionë dollarë) janë orvatjet e Ramës për të marrë miliona të tjera. Ai nuk meriton të jetë kryeministër i Shqipërisë; vlera e tij reale u provua kur ishte emigrant në Francë. Partia Socialiste ka misionin të vetëpastrohet. Rama donte të jepte dorëheqjen, por e ndaluan ndërkombëtarët për pazaret e radhës sepse nuk mund të hyhet në zgjedhje me kodin aktual”, tha Papa ndër të tjera./ sot.com.al




