Aktualitet

Trondit gazetari: Ka edhe disa video të tmerrshme nga mafia artistike, lu*ta bëhet për 2 mln euro

I ftuar mbrëmjen e djeshme në ‘Top Story’ nga Grida Duma, analisti Arjan Curri foli për pasojat e videove intime të disa personazheve publike që kanë qarkulluar ditët e fundit.

Curri tha se ka ende 18 video që janë aktive në një faqe pornografike teksa shprehu se sipas informacioneve të tij janë dy grupe që luftojnë për të shtier në dorë gati 2 milionë euro, që janë fonde të festivaleve, të emisioneve reality që marrin edhe fonde shtetërore, të festivalit kombëtar dhe të Eurovizionit.

Më tej ai tha se njëri është grupi që kemi parë këto ditë, ndërsa grupit tjetër do t’i dalin videot në ditët në vijim.

“Ka përfituar politika e para sepse një skandal i madh mbulohet me një skandal ende më të madh. E dyta dhe për mu s’kemi hyrë akoma në thelb, se ne rrimë, jo kamera, jo kush e shpërndau. Ato janë akoma 18 video, pra si mund të shkojnë 18 vajza në studio dhomën e dikujt që janë akoma aktive. Janë një faqe pornografike online, 18 video. Mund të them dhe faqen, por pastaj i bie që të shkojnë njerëzit atje.

Pra 18 vajza që shkojnë atje, duan dhe ato të përfitojnë, sepse nëse ato vajza do të bënin një zanat të thjeshtë, do zgjidhnin një rrugë tjetër. Tani unë nuk dua t’i gjykoj se pse zgjedhin atë rrugë, nuk e di. Përfiton ai që i filmon, sepse ushtron pushtet, ushtron dhunë dhe i ka të rekrutuara për jetë si skllave seksi, sigurisht këto me dëshirë kanë shkuar në fillim, por me djallin kështu është, sa të firmosësh kontratën, nuk del dot më. 

E fundit fare sipas informacioneve që kam unë, përfitojnë dy grupe kryesore, që duan të shtien në dorë gati 2 milionë euro, që janë fonde të festivaleve, të emisioneve reality që marrin edhe fonde shtetërore, pra këto të fëmijëve, emisionet e artit, të festivalit kombëtar dhe të Eurovizionit, janë 2 milionë euro çdo vit. Dhe për të shtënë në dorë këto 2 milionë euro, sipas informacioneve të mija, dy janë grupet që luftojnë me njëra-tjetrën, njëri është grupi që kemi parë këto ditë dhe një është grupi që do t’i dalin videot në ditët në vazhdim”, u shpreh Curri.

Ai tha se dyshon që në telefonat e personave që kanë regjistruar momentet, ka edhe pamje me të mitur.

“Unë shikoj mbrapa asaj gjësë, aty nuk ka njerëz që bëjnë marrëdhënie me dëshirë. Shoh një gjë të tmerrshme në art, një grup njerëzish që kanë përqëndruar në duart e tyre evente, janë 3-4 njerëz që s****n e përdorin si intimidim dhe posedim. Si një mjet shtypjeje. Shijoj një ushtrim pushteti dhe unë i shikoj ato zonja si viktimë.

Këta njerëz po si kalove te krevati nuk të promovojnë. Prokuroria duhet të promovojë një nisëm të tillë, a u është premtuar se do të marrin një çmim, a do tu jepej një këngë, rol, nëse kalojnë nga krevati. Këtu është një gjë shumë serioze.

Kur dikush nga prokuroria më kontaktoi, se ligji është absurd, se këta s’dalin dot nga shtëpitë, një pjesë e tyre mund të largohen nga Shqipëria, do të marrin fëmijët e tyre dhe do të largohen, miku im më tha se “duhet të bëjnë denoncim”.

Ky është marrë edhe me të mitur në jetën e vet, ka promovuar edhe të mirët, mund të ketë në telefonin e tij pamje. Unë dyshoj që në telefonat e këtyre njerëzve që janë autor pornografikë, mund të ketë edhe materiale me të rinjtë, dyshoj unë. Duhet parandaluar sa është në kohë.

Ka edhe video të tjera më të tmerrshme se këto, nga i njëjti person, nga e njëjta mafie, me artistë. Nga mafia artistike”, tha ai./thuaje.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button