Politike

“Partnerët ndërkombëtarë janë zhgënjyer”/ Skandali i SHISH, Bamir Topi: Rama duhet të mbante përgjegjësi politike!

Ish-presidenti, Bamir Topi ka komentuar skandalin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.
Sipas ish presidentit, kryeministri Rama duhet të kishte mbajtur përgjegjësi politike, pasi ishte ai që e emëroi Vlora Hysenin, dikur këshilltare e tij në Kryeministri.
Më tej, Topi shton se skandali në institucionin e informacioneve të kualifikuara ka zhgënjyer edhe partnerët ndërkombëtare.
“Kjo është një çështje e cila po hetohet. Po hetohet nëse i ka shërbyer krimit të organizuar. Por pa dyshim që ka qenë produkt politik dhe në marrëdhënie politike i ka shërbyer shefit të saj politik.

Secili në atë segmentin e administratës që ka bërë të mundur marrjen e certifikatës janë rregullit duhet të mbajë përgjegjësi ligjore. Shefi i ekzekutivit duhet të thotë se përgjegjësinë politike e kam unë. Nuk e tha. Mund të jetë rasti i parë në shërbimet sekrete që gjërat degjenerojnë në këtë pikë.
Abuzohet kaq shumë me konsiderata që na vijnë nga jashtë. Ti je kryeministri, ti duhet ta kesh garancinë për ndërkombëtaret për transparencën për çdo kandidat. Në rast se një person zgjidhet në terrenin shqiptar zgjidhet sipas kushtetutës dhe ligjeve. Jam i bindur se partnerët ndërkombëtarë ndjehen të zhgënjyer, se informacioni i kualifikuar është i rëndësishëm.”,tha Bamir Top për News 24.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button