Politike

“Kur një zyrtar i lartë i ka hapur vetes një llogari me drejtësinë, është një çështje individuale mes saj dhe organeve përkatëse”/ Arresti për ish-kreun e SHISH, Rama ‘mbyll kapitullin’: Nuk kam asgjë tjetër për të shtuar

Arresti i ish-kreut të SHISH, Vlora Hysenit dhe hetimi i saj nga SPAK, janë një çështje individuale e saj me drejtësinë, tha kryeministri Rama. Ai bëri të qartë se drejtësia e mediat duhet të kryejnë detyrat e tyre respektive me hetimin apo informimin, por jo të bëjnë dikë fajtor.

“Drejtësia nuk mund ta luftojë paligjshmërinë në oborrin e sipërmarrjes apo krimit pa adresuar paligjshmërinë në oborrin e vet. 

Pavarësia e drejtësisë smund të shfaqet si shkëputje nga Kushtetuta dhe shpërfillje. Prokuroria ka të drejtën dhe detyrën të hetojë, gjykata të gjykojë, media të zbulojë dhe informojë, por askush s’ka të drejtë ta shpallë tjetrin fajtor dhe ta dehumanizojë. 

Shteti ligjor ndërtohet me kurajën për të hetuar të fuqishmin dhe sigurinë për të mbrojtur të drejtat e njeriut që heton. Për sa më takon, kur një zyrtar i lartë i ka hapur vetes një llogari me drejtësinë, edhe kjo e ish-drejtueses së SISH, është një çështje individuale mes saj dhe organeve të drejtësisë. Nuk kam asgjë tjetër për të shtuar”, tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button