“S’do t’ia fal kurrë atë që më ka bërë”/ Çfarë ka ndodhur në të vërtetë mes Rogert Sterkajt dhe Ledion Liços?

Rogert Sterkaj i është rikthyer përplasjes me Ledion Liçon, duke pretenduar se mes tij dhe moderatorit të “Big Brother VIP Albania” ekziston një çështje e pazgjidhur.
I ftuar në emisionin “Radar”, ish-banori i reality show-t foli për eksperiencën e tij në BBVA dhe raportin me Liçon. Sipas Sterkajt, moderatori nuk e ka dashur gjatë qëndrimit të tij në program.
“Ledion Liço s’ka dashur me më pa me sy të ballit, ai ka bërë më keq”, deklaroi Rogerti.
Por Sterkaj nuk u ndal me kaq. Ai pretendoi se Liço ka bërë ndaj tij diçka që nuk ka ndërmend t’ia falë.
Ish-banori nuk tregoi se për çfarë episodi bëhet fjalë dhe tha se këtë çështje kërkon ta diskutojë drejtpërdrejt me moderatorin.
“Ai ka pasur një diçka që unë s’ia fal kurrë, por atë do ia them vetëm personalisht, live, çfarë ka bërë ai njeri ndaj meje”, tha Sterkaj në “Radar”.
Rogerti nuk dha detaje të tjera dhe nuk identifikoi ngjarjen së cilës i referohej. Sterkaj e ka kritikuar edhe më parë moderatorin pas përfundimit të eksperiencës së tij në “Big Brother VIP Albania”.
Këtë herë, megjithatë, ai pretendoi se përtej kritikave publike ekziston edhe një episod konkret mes tyre./Pamfleti




