ShowBiz

“Jeni të shpifur”/ Çfarë ka ndodhur me Kleonikin? Ish miss-i ‘lëshon gojën’ në postimin e saj: Do ju fëlliq përballë…

Ish-moderatorja e “Goca dhe Gra”, Kleoniki Delijorgji, ka reaguar në rrjetet sociale pas disa situatave që, sipas saj, i kanë ndodhur në rrugë me meshkuj të shoqëruar me partneret e tyre.

Përmes një videoje të publikuar në Insta Story, Delijorgji shprehet e revoltuar ndaj meshkujve që, edhe kur janë në shoqërinë e partnereve, e shohin dhe e ngacmojnë me mënyrën e sjelljes.

“Meshkuj, që keni femra në krah dhe rrini dhe më shikoni mua, një gjë kam për t’ju thënë. Jeni të shpifur dhe ma shpifni”, shprehet ajo në videon e publikuar në Instagram.

Modelja shkon më tej duke paralajmëruar se, nëse situata përsëritet, do të përballet drejtpërdrejt me personat që, sipas saj, e shohin me epsh ndërsa janë pranë partnereve të tyre.

“Dhe për Zotin e madh, nëse shoh prapë një mashkull që mua më sheh me epsh kur ka një femër në krah, unë do të vij aty dhe do ju fëlliq përballë partneres tuaj”, shprehet Delijorgji.

Reagimi i saj vjen në një kohë kur ajo ka zgjedhur ta ndajë publikisht këtë shqetësim me ndjekësit, duke e bërë të qartë se nuk dëshiron të tolerojë sjellje të tilla në ambiente publike.

Kleoniki Delijorgji është lindur dhe rritur në Greqi.

Ajo u bë e njohur në Shqipëri pasi, në moshën 15-vjeçare, në qershor të vitit 2012, u kurorëzua “Miss Shqipëria”. Në nëntor të po atij viti, ajo fitoi edhe titullin “Miss Globe”.

Më pas, Delijorgji u angazhua edhe në televizion, ndërsa ka qenë një prej moderatoreve të emisionit “Goca dhe Gra”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button