Life Style

Pas shumë vitesh, Bora Zemani “i jep dorën” Top Channel?

Moderatorja nuk ka bërë ende asnjë njoftim publik që konfirmon largimin apo televizionin ku do të vijojë karrierën.

Bora Zemani mund të mos jetë më pjesë e Top Channel në sezonin e ri televiziv.

Sipas raportimit të “Prive”, bashkëpunimi i moderatores me Top Channel nuk pritet të vazhdojë, ndërsa emri i saj po përflitet për një projekt të ri në Vizion Plus.

Nëse informacioni konfirmohet, kjo do të shënonte mbylljen e një periudhe të gjatë të Bora Zemanit në Top Channel, ku ajo ka drejtuar disa formate televizive.

Deri tani, megjithatë, nuk ka një konfirmim publik nga vetë moderatorja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button