Life Style

Xhensila Myrtezaj po hetohet nga SPAK? Këngëtarja ‘thyen’ heshtjen: Kanë cenuar figurën dhe reputacionin tim

Lajmet e qarkulluara përgjatë ditëve të fundit nëpër rrjetet sociale dhe disa media se këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), kanë sjellë një reagim të prerë dhe të detyruar nga vetë artistja.

Përmes një deklarate publike të shpërndarë në llogaritë e saj zyrtare, Myrtezaj ka sqaruar opinionin publik se asnjë nga këto lajme nuk është i vërtetë dhe se ajo nuk është subjekt i asnjë hetimi nga organi i akuzës.

Këngëtarja ka paralajmëruar se do ta ndjekë këtë çështje në rrugë ligjore ndaj çdo platforme që ka cenuar figurën, dinjitetin dhe reputacionin e saj.

Deklarata e plotë e Xhensila Myrtezajt:

“DEKLARATË PUBLIKE! Portalet dhe faqet që kanë publikuar ose shpërndarë lajme të pavërteta duke përfshirë emrin tim kanë keqinformuar opinionin publik. Sqaroj qartë se nuk jam subjekt i asnjë hetimi nga SPAK. Çdo pretendim në të kundërt është i rremë, i pabazuar dhe cenon figurën, dinjitetin dhe reputacionin tim.

I bëj thirrje të gjitha mediave dhe portaleve të verifikojnë faktet përpara publikimit. Çdo shpifje apo informacion i pavërtetë që dëmton reputacionin tim do të ndiqet me të gjitha mjetet ligjore. Dhe çdo portal që vazhdon dhe shpif mbi imazhin tim do ndiqet në të gjitha rrugët ligjore.”

Me këtë reagim, artistja kërkon të ndalë përfundimisht valën e thashethemeve dhe aludimeve të ditëve të fundit, duke kërkuar nga mediat më shumë përgjegjshmëri dhe verifikim të fakteve zyrtare përpara publikimit të lajmeve të tilla me ndikim në imazhin publik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button