Life Style

“Unë politikani i preferuar i gruas time?”/ Rrëfimi ndryshe i Nard Ndokës: Nuk besoj, vetëm më…

Politikani i njohur, Nard Ndoka, ka qenë i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku është vënë përballë pyetjeve të Brikena Selmanit.

Në një intervistë ndryshe, Ndoka rrëfeu marrëdhënien e tij me bashkëshorten dhe gjithashtu u ndal edhe te memet e famshme me të.

Pjesë nga intervista:

Brikena: Politikani i preferuar i bashkëshortes tënde, jeni ju?

Ndoka: Se di, duhet ta pyesësh. Vetëm më kritikon, kështu që s’besoj. Nuk e di.

Brikena: Cili është çelësi i dashurisë tuaj?

Ndoka: S’ka çelës fare. Ma ka hedhur në det me kohë.

Brikena: Ke shprehur se ke dëshirë të kesh 6 fëmijë. A e ke akoma këtë dëshirë?

Ndoka: Gjithmonë kam pasur dëshirë të kem një ekip volejbolli (qesh).

Brikena: Cila është gjëja që të bezdis më shumë ty?

Ndoka: Nuk më mërzit asgjë. Edhe kur më bëjnë sarkazaëm ose batuta, nuk merrem fare me to.

Brikena: A qesh me memet për ty?

Ndoka: Jo vetëm që qesh, por më pëlqejnë jashtë mase. Janë krijime që të bëjnë për të qeshur. Njerëz në rrugë më ngacmojnë me ato meme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button