‘Mrekulli’ – E vetme për ditë të tëra pranë nënës së v*ekur, Policia shpëton foshnjën brenda apartamentit

Një foshnjë e cila ishte lënë vetëm për ditë të tëra në një apartament në Phoenix të Arizonës, u shpëtua nga oficerët e policisë, pasi nëna e foshnjës kishte vdekur, thanë zyrtarët të premten që lamë pas.
Policia e Phoenix tha se mori një telefonatë nga një fqinj mëngjesin e 14 majit për të kontrolluar gjendjen e një gruaje që kishte lindur së fundmi, por për të cilën nuk kishte pasur asnjë lajm prej disa ditësh. Pamjet e kamerave të trupit të publikuara nga Departamenti i Policisë së Phoenix tregojnë oficerët, duke vështruar përmes dritares së pabllokuar të apartamentit, dhe pikërisht në këtë moment oficerët e panë gruan të shtrirë në dysheme, tha policia.
Ata e hapën derën e apartamentit me forcë dhe shpëtuan foshnjën, e cila ishte “shtrirë në shtrat dukshëm e dobësuar”.
Videoja e kamerës në trup tregoi gjithashtu një nga oficerët që po e vendoste me kujdes foshnjën në një karrocë fëmijësh, përpara se t’ia dorëzonte një shpëtimtari tjetër. Personeli i Departamentit të Zjarrfikësve të Phoenix e çoi më pas fëmijën në spital për të marrë kujdesin që i shpëtoi jetën dhe foshnja pritet të shërohet plotësisht, tha policia.
Zyra e mjekut ligjor të Qarkut Maricopa po heton shkakun e vdekjes së nënës. Emri i saj nuk u bë i ditur apo dhe dhanë informacione të tjera./ CBS News.




