Life Style

U përpoq të binte në sy duke rrëzuar paruken gjatë sfilatës, modelja skualifikohet

Në spektaklin “She’s on Top”, konkurrentja Medea zgjodhi të bënte një paraqitje ndryshe, duke u shfaqur me një paruke në sfilatë.

Por surpriza e vërtetë erdhi gjatë ecjes në pasarelë, kur ajo qëllimisht e rrëzoi paruken, në një përpjekje për të spikatur.

Gjesti i saj u prit me reagime të ndryshme, por anëtarja e jurisë Sara Gjordeni nuk u shfaq aspak e impresionuar. Ajo e konsideroi veprimin si të ekzagjeruar dhe të panevojshëm.

“Ke bërë më shumë seç duhej. Qëndro te origjinaliteti yt,” – i tha Sara.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button