E pazakontë/ Kryeministri: Doni prova që jam bërë synet? Mund t’ju tregoj p*n***n…

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, ka reaguar ashpër ndaj akuzave nga zëdhënësi i udhëheqësit të Kishës Apostolike Armene, duke ofruar publikisht të provojë se është bërë synet, një praktikë e zakonshme midis të krishterëve në vend, pas dyshimeve se ai nuk është i besimit të krishterë.
Deklarata vjen pas një komenti të At Zareh Ashuryan, zëdhënës i Patriarkut Karekin II, i cili aludoi se Pashinyan kishte braktisur betimin fetar dhe kishte përqafuar “shenjën e rrethprerjes”, duke e cilësuar atë si tradhtar dhe jo i denjë për trashëgiminë shpirtërore të armenëve.
Në një reagim në Facebook, Pashinyan u shpreh i gatshëm të pranonte sfidën dhe të provonte se është i synetosur. Ai gjithashtu e akuzoi Karekin II për shkeljen e betimit të beqarisë dhe për lindjen e një fëmije, një pretendim që Kisha nuk e ka komentuar drejtpërdrejt, por e cilësoi si përpjekje për të minuar unitetin shpirtëror të kombit.
Përplasja e pazakontë ndodhi në një moment tensioni të lartë, pasi të mërkurën autoritetet armene arrestuan Kryepeshkopin Bagrat Galstanyan dhe 13 persona të tjerë, duke i akuzuar për pjesëmarrje në një komplot të dyshuar për grusht shteti kundër qeverisë.
Sipas Komitetit Hetues të Armenisë, grupi kishte mbledhur mjete për të kryer një sulm terrorist dhe për të marrë pushtetin. Gjatë hetimeve janë sekuestruar armë zjarri dhe municione, ndërsa avokati i Galstanyanit ka mohuar akuzat, duke i quajtur “trillime”.
Në një mesazh në Telegram, Pashinyan deklaroi se autoritetet kishin çmontuar një “plan të madh dhe të lig” nga një “kler kriminalo-oligarkik” që synonte marrjen e kontrollit të shtetit. Përplasja e paprecedentë mes politikës dhe kishës ka hapur një kapitull të ri krize në jetën publike armene./ Euronews– Syri.Net




