Life Style

Zbuloni cili qytet mban vendin e parë për jetën e natës ne Evropë

Vera ka ardhur dhe nëse ka një gjë që shumica e njerëzve po kërkojnë në këtë kohë të vitit, është një destinacion i afërt evropian për pushime me mot të mirë, pije të lira dhe jetë nate të gjallë. Lista e re e publikuar nga OLBG.com, me Indeksin Evropian të Jetës së Natës , i cili i vlerëson qytetet evropiane bazuar në:

-çmimet e pijeve (kryesisht birrës),

-numri i bareve dhe klubeve për 100,000 banorë,

-siguria dhe sigurisht rezultati i përgjithshëm i jetës së natës .

Qyteti surprizë që “përfshiu” të gjithë Evropën

Në vendin e parë me një rezultat të përgjithshëm prej 8.42/10 është Bratislava e Sllovakisë, duke lënë pas gjigantë si Praga, Varshava dhe Madridi!

Pijet e lira, akomodimi i përballueshëm dhe siguria e lartë e bëjnë atë zgjedhjen përfundimtare me vlerë për paratë për një përvojë tre-ditore… ndryshe.

Ku e gjeni pijen më të lirë?

Nëse doni të pini, Praga ka zgjidhjen. Një birrë e ftohtë kushton vetëm 2.01 paund , ndërsa Bratislava dhe Budapesti kanë çmim të ngjashëm.

10 qytetet më të mira për jetën e natës në Evropë (sipas anketës):

Bratislavë, Sllovaki – 8.42

Pragë, Republika Çeke – 8.26

Krakovë, Poloni – 7.41

Budapest, Hungari – 7.20

Varshavë, Poloni – 7.17

Lisbonë, Portugali – 7.14

Valencia, Spanjë – 7.01

Stamboll, Turqi – 6.76

Madrid, Spanjë – 6.58

Athinë, Greqi – 6.05

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button