Sot gjysmëfinalja e “Ferma VIP”, nis numërimi mbrapsht, konkurrentët në garë për çmimin e madh

Numërimi mbrapsht për fermerët e edicionit të dytë të “Ferma Vip” ka nisur. Tensioni dhe emocionet janë të pandalshme për tre finalistët e shpallur tashmë, por dhe për të katër fermerët që ende luftojnë për një vend në finale.
Në një garë të ashpër për të fituar çmimin e madh, janë Erandi, Big Mama dhe Big Basta, që kanë siguruar një vend në finale. Ata kanë treguar forcë, guxim dhe strategji në çdo fazë të lojës.
Megjithatë, gara për të prekur finalen nuk ka përfunduar pwr katër fermerët e tjerë të mbetur në lojë, Ylli, Andueli, Andrea, dhe Elinara. Këta dy të fundit sonte do të kenë një përballje të fundit, ku është publiku ai që përmes votës vendos se cili prej tyre do të ndërpresë përfundimisht mundësinë për të vijuar rrugëtimin deri më datë 20 qershor.
Zhvillimet e fundjavës në “Fermën Vip” kanë qenë mjaft dinamike. Strategjitë e lojës kanë arritur nivelet më të larta, pasi çdo lëvizje apo shfaqje dobësie mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta te çdo konkurrent. Në përpjekje për të mbajtur pozitat e tyre, fermerët kanë treguar një angazhim të jashtëzakonshëm.
Me vetëm 5 ditë të mbetura deri në përfundim të kësaj gare, tensioni është tejet i lartë, dhe askush nuk mund të parashikojë se kush do të jetë fituesi i këtij edicioni, por një gjë është e sigurt: spektakli do të arrijë kulmin e tij dhe do të mbetet në mendjen e publikut për një kohë të gjatë.
Për më shumë zhvillime, ndiqni natën e gjysmëfinales dhe përgatituni për një finale të jashtëzakonshme vetëm në ekranin e vizion plus dhe dy kanaleve të dedikuara të platformës Tring./vizionplus.tv




