ShowBiz

“Do ta shkatërroj jetën, o de*ile”/ Përplasje e fortë në “Ferma VIP”, Big Mama shpërthen në ofendime ndaj Albës

Në “Ferma VIP”, tensionet mes Big Mamës dhe Albës janë përshkallëzuar sërish, duke e çuar situatën në një debat të fortë e të mbushur me ofendime. Teksa fermerët ishin ulur në tavolinë, Alba qëndronte e distancuar, por kjo nuk e pengoi Big Mamën të nisë një tjetër përplasje verbale.

“Do ja plotësoj dëshirën publikut që më ka zgjedh të preferuar, të rri këtu dhe të ta shkatërroj jetën ty. O debile,” deklaroi Big Mama me tone të ashpra, duke shtuar se do t’ia “nxijë jetën” Albës dhe nuk do t’i plotësojë asnjë dëshirë.

Përballë këtij sulmi, Alba reagoi duke i thënë: “Nuk je burrneshë”, ndërsa Big Mama vazhdoi me fyerje të rënda duke e quajtur atë “debile” dhe “të pamoralshme”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button