Sport

Eliminatoret e Botërorit/ Norvegjia e Haalandit turpëron Italinë 

Norvegjia ka arritur një fitore të pastër ndaj Italisë me rezultatin 3-0 në kualifikueset për Kampionatin Botëror 2026.

Norvegjia ndaj Italisë dominoi që nga fillimi, duke shënuar të tre golat në pjesën e parë. 

Alexander Sorloth hapi serinë e golave në minutën e 14-të me asistim të Antonio Nusa. 

Vetë Nusa shënoi golin e dytë në minutën e 34-të, duke i treguar italianëve që nuk do ta kenë të lehtë. 

Kapiteni Martin Odegaard asistoi për Erling Haaland, që e vulosi rezultatin me golin e tretë në minutën e 42-të. 

Norvegjia luajti me shumë siguri dhe kreativitet edhe në pjesën e dytë, duke mos i dhënë asnjë shans Italisë për t’u rikthyer.

Kjo ishte ndeshja e parë e Italisë në këto kualifikime, ndërsa Norvegjia ka zhvilluar tri dhe me tri fitore e nëntë pikë është kryesuese e grupit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button