Life Style

“Mentalitetin shqiptar nuk e marr për bazë”/ Flet influencerja shqiptare: Komentet negative nuk më ndikojnë

Me humorin dhe spontanitetin që e karakterizon, duke thënë gjërat troç dhe pa filtra, ajo ka “vjedhur” zemrat e shumë ndjekësve. Renee Reffo ka spikatur gjithnjë me videot e saj unike në rrjetet sociale.

Megjithatë, në momentin që vendos të jesh një person publik, duhet të marrësh parasysh edhe pasojat që vijnë me këtë ekspozim, si për shembull komentet negative. Për këto të fundit, influencerja e ftuar në një intervistë televizive u shpreh se nuk e ndikojnë aspak, sidomos kur bëhet fjalë për mentalitetin shqiptar, të cilin ajo nuk e merr për bazë.

Njerëzit që takoj në përditshmërinë time janë shumë të dashur dhe shprehin shumë dashuri. Kur shikoj komentet them, ‘ok’, se ndoshta nuk jam edhe aq e pëlqyer. Por, kë takoj ballë për ballë më ofrojnë shumë dashuri. Jo, nuk më ndikojnë fare.

Realisht them që nuk më bën përshtypje fare, sepse në fund të ditës, fatkeqësisht, tek shumica e njerëzve në Shqipëri më duket sikur mentaliteti është i mbyllur dhe unë personalisht nuk e vlerësoj dot si mentalitet. Në momentin që unë nuk e vlerësoj dot si gjë, nuk e marr dot për bazë atë opinion që ata kanë mbi mua,” tha influencerja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button