Politike

PS mbyll fushatën/ Rama: Të firmosim më 11 maj marrëveshjen tonë të madhe për Shqipërinë në BE

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mitingun e mbylljes së fushatës është shprehur se nuk është rastësi që mbyllja e këtij rrugëtimi bëhet më 9 maj, Ditën e Europës.

Rama: Ju jam mirënjohës për praninë tuaj në këtë fushë dhe u rikthyem këtu e gjithë skuadra e Tiranës tonë, jo thjesht në takimin përmbyllës të një tjetër beteje zgjedhore, por në kulmin e një tjetër rrugëtimi 4-vjecar ngjitjeje lart drejt majës ku ndodhet Shqipëria Europës së Bashkuar.

Unë nuk besoj se është rastësi dhe nuk besoj se është rastësi që jemi sot këtu në 9 maj, në ditën e Europës për të thënë fjalën e fundit të këtij rrugëtimi dhe pastaj për të shkuar së bashku me shumicën dërmuese të shqiptarëve në kutitë e votimit, për të firmosur aty marrëveshjen tonë të madhe për Shqipërinë në BE.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button