Sport

Fiton Lando Norris, McLaren bën ‘dopietë’, Ferrari në podium me Hamilton

Sprinti i Çmimit të Madh të Miamit u vonua me 35 minuta për shkak të reshjeve të shiut, një faktor që i kushtoi shtrenjtë Charles Leclerc, i cili pati probleme që në xhiron e instalimit dhe nuk mundi të merrte pjesë në garë.

Pas nisjes, ishte Lando Norris ai që mori fitoren, duke udhëhequr një ‘dopietë’ për McLarenin, i ndjekur nga shoku i skuadrës Oscar Piastri, aktualisht lider i renditjes së kampionatit botëror.

Piastri u fut fuqishëm që në kthesën e parë duke kaluar Andrea Kimi Antonelli-n, i cili kishte zënë “pole position”. Manovra u konsiderua e ashpër, por brenda rregullores nga komisarët e garës.

Në xhiron e 12-të, nga gjithsej 18, shumë pilotë kaluan në gomat ‘slick’ për shkak të përmirësimit të kushteve në pistë. Pikërisht në këtë moment, Antonelli u përplas me Red Bull-in e Max Verstappen, i cili sapo kishte dalë nga boksi. Incidenti solli një penalizim prej 10 sekondash për holandezin, i dënuar për “unsafe release”, ndërsa Antonelli u detyrua të bëjë një xhiro të plotë përpara se të ndërronte gomat, duke përfunduar i dhjeti.

Në fund, garën e “ngriu” një aksident mes Fernando Alonsos dhe Liam Lawsonit, i cili solli futjen e makinës së sigurisë për tre xhirot e fundit.

Ferrari arriti të siguronte një vend në podium falë një strategjie të zgjuar që e thirri Lewis Hamilton në momentin ideal për ndërrimin e gomave. Shtatë herë kampioni i botës përfundoi i treti, një ngushëllim i vogël për skuadrën italiane pas largimit të parakohshëm të Leclerc.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button