Rama habit kryeministrin belg me përqafimin nga pas, reagimi i tij shkakton të qeshura: Duhet të jetë ai shqiptari!

Kryeministri Edi Rama është bërë protagonist i një momenti komik gjatë një takimi me homologun e tij belg, në prani të kamerave dhe përfaqësuesve të mediave.
Teksa kryeministri belg ndodhej përpara gazetarëve, Rama iu afrua nga pas dhe e përqafoi papritur, duke krijuar një situatë të pazakontë për një takim mes dy drejtuesve të qeverive.
I befasuar nga veprimi, kryeministri belg reagoi me humor, duke bërë një koment që shkaktoi të qeshura mes të pranishmëve.
“Duhet të jetë shqiptari. Ai gjithmonë shfaqet tinëzisht nga pas…”, u shpreh ai, duke iu referuar Ramës.
Batuta u prit me të qeshura, ndërsa momenti u regjistrua nga kamerat. Ky nuk është rasti i parë që Rama tërheq vëmendje me veprimet e tij në samite të ndryshme në BE./Pamfleti





