Bota

Kjo është 27-vjeçarja që u gjet e vdekur dhe e lidhur pas një peme në Itali

Nëna e një fëmije 7-vjeçar u gjet e pajetë, e lidhur pas një peme në rajonin Molise të Italisë

Vajza që shihni në foton më sipër është Ermela, 27-vjeçarja e cila u gjet e vdekur në Itali.

Nëna e një fëmije 7-vjeçar u gjet e pajetë, e lidhur pas një peme në rajonin Molise të Italisë, teksa ende nuk dihet shkaku i vdekjes së saj.

Ajo u gjet nga ish-bashkëshorti, i cili kishte nisur ta kërkonte pasi nuk kishte mund ta kontaktonte. Ishte ai që kërkoi ndihmë duke njoftuar policinë dhe mjekët, të cilët nuk mundën të bënin gjë tjetër veçse të konfirmonin vdekjen e tij.

Ermela njihej në fshat për angazhimin e saj në punë në një qendër për emigrantët dhe për lidhjen e fortë me të birin, i cili përshkruhej nga të gjithë si qendra e jetës së saj.

Autoritetet presin rezultatet e autopsisë për të zbuluar shkakun e vdekjes, teksa hetimet për këtë ngjarje të rëndë vijojnë./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button