Uncategorized

Zbulohen ALIENËT?! Shkencëtarët kanë gjetur ‘provën më të fortë’ të jetës në planetin e largët

Kjo është hera e dytë, dhe më premtuese, që kimikatet e lidhura me jetën janë zbuluar në atmosferën e planetit

Shkencëtarët kanë gjetur prova të reja, por paraprake, se një botë e largët që rrotullohet rreth një ylli tjetër mund të ketë jetë.

Një ekip i Universiteti të Kembrixh që studion atmosferën e një planeti të quajtur ‘’K2-18b”, ka zbuluar shenja të molekulave të cilat në Tokë prodhohen vetëm nga organizma të thjeshtë. Kjo është hera e dytë, dhe më premtuese, që kimikatet e lidhura me jetën janë zbuluar në atmosferën e planetit nga teleskopi hapësinor “James Webb” i NASA-s (JWST).

Por ekipi dhe astronomët e pavarur theksojnë se nevojiten më shumë të dhëna për të konfirmuar këto rezultate. Studiuesi kryesor, Prof Nikku Madhusudhan tha në laboratorin e tij në Institutin e Astronomisë të Universitetit të Kembrixhit se ai shpreson të marrë së shpejti provat kryesore.

Kjo është prova më e fortë ende që ka gjasa të ketë jetë atje. Mund të them realisht se ne mund ta konfirmojmë këtë sinjal brenda një deri në dy vjet.”– tha ai.

K2-18b është dy herë e gjysmë më i madh se Toka dhe është shtatëqind trilion milje larg nesh. Ndwrkohw, teleskopi hapësinor “James Webb” është aq i fuqishëm sa mund të analizojë përbërjen kimike të atmosferës së planetit nga drita që kalon nga Dielli i vogël i kuq që rrotullohet

Grupi i Kembrixhit ka zbuluar se atmosfera duket se përmban nënshkrimin kimik të të paktën njërës nga dy molekulat që lidhen me jetën: dimetil sulfid (DMS) dhe dimetil disulfid (DMDS). Në Tokë, këto gazra prodhohen nga fitoplanktoni detar dhe bakteret.

Është befasuar nga sasia e gazit që u zbulua gjatë një vëzhgimi. Sasia që ne vlerësojmë të këtij gazi në atmosferë është mijëra herë më e lartë se ajo që kemi në Tokë. Pra, nëse lidhja me jetën është e vërtetë, atëherë ky planet do të jetë i mbushur me jetë. Nëse konfirmojmë se ka jetë në k2-18b, në thelb duhet të konfirmojë se jeta është shumë e zakonshme në galaktikë”- tha Madhusudhan./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also
Close
Back to top button