ShowBiz

Atë tipen kalojeni në vend të dytë”, Akili su*mon produksionin e Ferma Vip dhe mbështet Mimoza Ahmetin

Vetëm pak ditë para finales së madhe të “Ferma VIP”, diskutimet dhe polemikat rreth mënyrës së zhvillimit të lojës vijojnë të tërheqin vëmendjen e publikut. Këtë herë, në qendër të debatit është vendosur Mimoza Ahmeti, e cila gjatë Prime-it të fundit ngriti pikëpyetje mbi menaxhimin e formatit dhe atë që ndodh prapa kamerave.

Ndërsa vëmendja pritej të fokusohej te Vis Pupa, i shpallur si i preferuari i javës, poetja zgjodhi të shprehte hapur rezervat e saj ndaj produksionit, duke lënë të kuptohet se realiteti brenda fermës mund të mos përputhet plotësisht me atë që transmetohet për publikun.

Pas deklaratave të saj ka reaguar ish-konkurrenti Akil Varfi, i cili ka dalë publikisht në mbështetje të Mimoza Ahmetit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai e cilësoi praninë e saj në format si interesante dhe të veçantë, ndërsa kritikoi mënyrën se si, sipas tij, është trajtuar nga stafi realizues.

“Mimoza nuk është një personazh ‘kazani’ dhe është e pamundur të manipulohet përmes skenarëve të parapërgatitur”, ka shkruar ai, duke shtuar se “niveli i saj intelektual, psiqik, akademik kalon gjitha arritjet e një televizioni të tërë”.

Varfi adresoi edhe kritika të drejtpërdrejta ndaj produksionit, duke deklaruar: “Pushteti të lejon të luash me njerëzit dhe karrierat e tyre si të doni, sepse jeni brenda guackës tuaj, por po të dilni forca juaj bie”.

Në përmbyllje të reagimit të tij, aktori bëri një deklaratë që ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, duke i bërë thirrje produksionit të veprojë ndryshe dhe duke thënë: “Shpallni Mozën fituese dhe atë tipen kalojeni në vend të dytë”.

Deklaratat e tij kanë rikthyer diskutimet mbi transparencën e lojës dhe mënyrën e funksionimit të formatit, në një moment kur gara po i afrohet finales së madhe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button