ShowBiz

Sot mësohet finalisti i parë, e gjithë vëmendja në mbrëmje te “Ferma VIP”

Edhe pse kanë mbetur më pak se 15 ditë nga përfundimi i “Ferma Vip 2” kjo javë ka patur diskutime të forta, dinamika të paparashikuara, si dhe shumë humor e momente emocionuese.

Një televotim i hapur prej mbrëmjes së të hënës do të shpallë sonte finalistin e parë të këtij edicioni të dytë.

Publiku sot merr një vendim të rëndësishëm, duke çuar kështu edhe dy fermerët më pak të votuar në një sfidë kokë më kokë. Do të jetë sfida ajo që do të përcaktojë më pas fatin e fermerëve.

Gjatë spektaklit të sotëm gjithashtu njëri prej 9 konkurrentëve të mbetur në lojë do të ndërpresë rrugëtimin e tij, duke humbur mundësinë e çmimit të madh.

Ditët kanë qenë jo shumë të qeta për fermerët, teksa Agai ka sjell të tjera dinamika.

Kryefermer Andueli është vënë para në zgjedhje të vështirë. Ai duhet të zgjidhte tre fermerët më pak punëtorë, ose që nuk i janë bindur urdhrave të tij, duke i kaluar në shtëpinë e Fakirit.

Pavarësisht vendimit të vështirë Nenna, Ylli dhe Big Basta ishin zgjedhjet e Anduelit.

Por vendimet e papritura të Agait edhe këtë javë jashtë parashikimeve. Fakirëve iu besua një mision sekret, duke sjellë herë pas here tension dhe zëra të ngritur në Fermë.

Zhvillimet e fundit që kanë shtuar tensionin në “Ferma VIP 2” por dhe shumë momente të tjera do të diskutohen sot në mbrëmje, duke nisur nga ora 21.00 live në ekranin e Vizion Plus dhe në dy kanalet e dedikuara të platformës Tring./vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button