Përplasja Rama-Spiropali, Artan Hoxha: Nuk ka mbështetje në PS, po e faktorizojnë kot

Gazetari Artan Hoxha e ka cilësuar si një “show” përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit, gjatë një diskutimi në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Sipas Hoxhës, Spiropali nuk gëzon mbështetjen e nevojshme brenda Partisë Socialiste për të sfiduar Ramën, ndërsa përplasja mes tyre nuk përfaqëson më shumë sesa një shprehje të pakënaqësive të brendshme.
Gazetari argumentoi se ishte vetë Rama ai që promovoi Spiropalin në politikë dhe se reagimi i kryeministrit ndaj saj ka ndikuar në faktorizimin politik të ish-kryetares së Kuvendit.
Pjesë nga biseda:
Hoxha: E di ti kush e merrte rrogën te Kuvendi kur ishte Spiropali? Ka qenë Knut Fleckenstein. Unë e kam dëgjuar këtë pjesë: e ka fajin populli, e ka partia. Kush e ka marrë Elisën nga MJAFT dhe e ka sjellë këtu, e ka bërë vetëm Edi Rama. Elisa nuk ka bërë garë në PS. Këtë e ka marrë Edi Rama. I vetmi njeri që e ka marrë këtë është Edi Rama. Këtë zonjën e ka bërë Edi Rama drejtoreshë të Doganave.
Demalia: Ka qenë përpara?
përpara?
overlay-clevercloseLogo
Hoxha: Ore, je në vete ti mo? Kjo zonja u mor nga jashtë dhe u implementua në trupin e PS-së nga Edi Rama. Shumë socialistë të tjerë, me kontribute më të mëdha, u nxorën nga gara që të vendosje aty Elisa Spiropalin. Njeriu që e ka promovuar Spiropalin është Edi Rama. Ajo nuk mund të bëjë luftë me Edi Ramën. Nuk ka as këllqe, as mundësi, as projekte. Atë sot e ka faktorizuar reagimi i Ramës, që mua më duket i palogjikshëm.
Rakipi: Nuk mund të merret?
Hoxha: Po çfarë mbështetjeje ka Spiropali në PS? Ti, duke e përjashtuar nga grupi, e faktorizon kot atë. Aq shumë në delir është sa thotë: përgjigjen do ta merrni të merkurën.





