Aktualitet

Mishi laboratorik, Resuli: Prodhimi në shkallë industriale mund të godasë blegtorinë shqiptare

Presidenti i Urdhrit Veterinar Ervin Resuli, i ftuar në emisionin “Ora e Betit” në Ora News, ka komentuar përfshirjen e mishit të prodhuar në laborator në kuadrin ligjor shqiptar. Ai u ndal te mungesa e mekanizmave të kontrollit, përafrimi i legjislacionit me Bashkimin Europian dhe ndikimi që ky produkt mund të ketë në blegtorinë vendase.

Resuli theksoi se miratimi i ligjit nuk mjafton nëse institucionet nuk garantojnë zbatimin e tij dhe kontrollin e produkteve që do të hyjnë në treg, përfshirë edhe mishin laboratorik.

“Absolutisht edhe ligji që kemi në fuqi është shumë i mirë, madje e mbron shumë mirë konsumatorin në letër”, u shpreh ai.
Veterineri ngriti gjithashtu shqetësimin për ndikimin që prodhimi industrial apo importi në sasi të mëdha i mishit laboratorik mund të ketë te blegtoria shqiptare. Sipas tij, konsumatorët do të vazhdojnë të zgjedhin produktet edhe në bazë të çmimit, origjinës dhe mundësive ekonomike.

Në përfundim, Resuli nënvizoi se Shqipëria duhet të përqendrohet jo vetëm te përafrimi i ligjeve me standardet europiane, por veçanërisht te zbatimi dhe kontrolli i tyre.

“Shqipëria më shumë se për ligje ka probleme shumë të theksuara përsa i përket zbatimit të tyre”, përfundoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button