Politike

“Spiropali dhe Veliaj të bëhen bashkëpunëtorë të drejtësisë dhe të thonë të vërtetën!”/ Qori: Nuk bashkëpunoj as me Ramën dhe as me Berishën, më 28 nëntor synojmë t’i japim goditje qeverisë

Elisa Spiropali nuk do jetë pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Në mbledhjen e kësaj të mërkure deputetët votuan pro përjashtimit, pas asamblesë kombëtare ku u vendos largimi i saj nga forumet e partisë me propozim të kryeministrit Rama.

Në lidhje më këtë vendim, Arlind Qori, kreu i ‘Lëvizjes Bashkë’ tha në një studio televizive se:

“Unë analizoj situatën dhe faktorët politikë. Edhe ata që i thonë bravo sot Ramës nesër do ta braktisin. Balla kur pyetet pse u përjashtua një deputet thotë se është sekrete. PS duhet të shpjegonte anëtarëve të vetë dhe opinionit publik. Si për Spiropalin apo Veliajn unë kam një thirrje, që këta figura të kthehen në bashkëpunëtorë të drejtësisë. Do doja që Veliaj, apo Spiropali të kishte më shumë guxim dhe të thoshte të vërtetën. Ata duhet të flasin publikisht. Edhe ata që kanë zgjedhur të thënë diçka kanë treguar shumë pak. Këtu kemi ende një farë tradite plulariste. PS dhe PD kanë pasur shumë probleme në historinë e tyre. Degradimi i partisë, sjell degradimin e qeverisë”, tha Qori.

Sipas tij protesta e muajve të fundit ka ndikuar dhe ka bërë që brenda Partisë Socilaiste të ketë një përçarje.

“Nuk e di çfarë kanë ndërmend ata, por protesta ka prodhuar të çara brenda PS dhe kjo është e dukshme. Kujt i shkonte ndërmend që Rama do të kishte 2 deputetë më pak. Kjo është një forcë e kalbur brenda ashtu si PD. Duhet parë jashtë këtyre partive, nuk kanë më gjallëri”, tha Qori.
Qori komentoi edhe rreth ngritjes së një komisioni hetimor mbi parregullsitë e zgjedhjeve të fundit parlamentare ato të 11 majit 2025. Ai e cilëson këtë si një vendim të rëndësishëm, në mënyrë që të respektohet zgjedhja dhe vota e qyetarëve.

“Kushtetuesja ka marrë një vendim të rëndëishëm. Është thelbësore të hetohen zgjedhjet parlamentare, financimin e paligjshëm të partive politike. Prandaj duhet Prokuroria dhe Gjykata, që askush nesër të mos shformësojë zgjedhjen e qytetarit”, tha ai.

Sa i përket vendoreve të 9 majit, Qori përëriti se ai do të jetë kandidati nga ‘Lëvizja Bashkë’. Në lidhje me formimin e një partie politike nga protestuesit Qori nënvizoi se partia nuk ka pasur qëllim që të formojë diçka të tillë.

“Unë e kam thënë që për zgjedhjet e 9 majit, unë do të jem kandidat nga Lëvizja Bashkë. Shpresojmë që t’i japim një goditje qeverisë më 28 nëntor. Protesta nuk ka pasur për qëllim për të formuar një parti politike. Nuk ekziston që as të ketë kandidatë apo unifikues. Mesa vërej unë aq sa flitet në protestë për kandidatë ka mosmarrëveshje, unë doja që këto të lihen pas dhe të vijojnë me qëllimin e protestës”, tha Qori.

Në fund të intervistës Qori theksoi se është ende herët për të nisur fushatën, por përgatitjet brenda partisë kanë nisur. Ai gjithashtu vuri në dukje se ‘Lëvizja Bashkë’ nuk bashkëpunon as me Ramën dhe as me Berishën.

“Gjatë qershorit patëm kongresin tonë, do të përfundojmë zgjedhjet brenda partisë sonë dhe më pas do të merremi për programin tonë (për vendoret e 9 majit). Po inkurajojmë anëtarët që të kuptojnë problemet e qytetarëve. Është herët për të dhënë një program. Por nëse do të fitoja gjëja e parë që do të bëj është se do të heq drynet nga oborret e jashtme të shkollës. Sot fëmijët nuk luajnë dot te oborri i shkollës, kjo është një gjë bashkia mund ta bëjë që fëmijët mund të luajnë.

Të rinjtë janë të robëruar nga interneti. Ajo që na duhet sot në Tr nuk n është pesë lekë më shumë por hapësirë publike. Na duhen programe komplekse dhe njerëz të përgatitur. Ata që na kanë qeverisur më sot nuk kanë pasur vullnetin për të zgjidhur problemet por të krijojnë probleme të reja. Ne nuk bashkëpunojmë as me Ramën dhe as me Berishën. Të të shajë i keqi të të bën nder”, përfundoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button