Politike
Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Koçeku: Mos u mërzit Elisa, tani do të të kërkojnë edhe dorëzimin e mandatit! Nëse nuk pranon…

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar pas përjashtimit nga grupi i PS-së të Elisa Spiropalit.
Koçeku i thotë Spiropalit të mos mërzitet, sepse tani do i kërkojnë edhe dorëzimin e mandatit.
Nëse Spiropali nuk dorëzon mandatin, Koçeku shton se PS do i heqë imunitetin asaj, për shkak të hetimeve të SPAK ndaj bashkëshortit dhe familjes.
Mos u mërzit Elisa, tash do të thonë “dorëzo mandatin!”. Nëse nuk e dorëzon, kanë me të heq imunitetin. Dhi e egër s’kanë si me të thanë.





