Life Style

Sot Dita Botërore e Gjumit, ja sa orë duhet të flejë çdo grupmoshë

E gjithë bota sot manifeston Ditën e Gjumit, një proces shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e shëndetit mendor dhe fizik për njeriun. Një gjumë i mirë dhe i plotë rrit produktivitetin edhe gjatë ditës, duke na ndihmuar t’i kryejmë detyrat tona bazike dhe ato më specifike në formën më të mirë të mundshme.

Çdo grupmoshë ka nevojë për një orar të caktuar gjumi të cilat do jua rendisim më poshtë në këtë artikull.

Foshnja 4-12 muajshe: 12-16 orë (përfshirë dremitjet)

1-vjeçari: 11-14 orë (përfshirë dremitjen)

Mosha parashkollore: 3-5 vjeç: 0-13 orë (përfshirë gjumin)

Mosha shkollore 6-12 vjeç: 9-12 orë

Adoleshenti 13-18 vjeç: 8-10 orë

Të rriturit 18 vjeç e lart: 7 orë ose më shumë

Ndërsa rekomandimet për gjumin e të sapolindurit nuk janë të disponueshme, sepse nevojat për gjumë në këtë grupmoshë ndryshojnë shumë.

Dita Botërore e Gjumit festohet çdo vit që nga viti 2008 para ekuinoksit pranveror. Kjo nisi nga një grup profesionistësh mjekësorë dhe qëllimi kryesor është të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e zakoneve të mira të gjumit. Këta profesionistë mjekësorë janë bashkuar për të formuar Shoqërinë Botërore të Gjumit. /LIVING

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button