Politike

Robert Papa paralajmëron arrestime dhe ndëshkime për Ramën, Ballën e Ballukun, zbulon çfarë pritet të ndodhë pas dosjeve që po dalin në dritë dhe paralajmëron goditjen amerikane ndaj kupolës së qeverisë

Analisti dhe gazetari i njohur Robert Papa, ka lëshuar paralajmërime të forta mbi furtunën ligjore e diplomatike që pritet të godasë kupolën e qeverisë shqiptare. Përmes një analize të drejtpërdrejtë mbi dosjet hetimore që ndodhen në SHBA, Papa deklaron se sanksionet dhe ndëshkimet amerikane do të prekin eksponentët më të lartë të mazhorancës, përfshirë kryeministrin Edi Rama, Taulant Balla, Belinda Ballukun, Fatmir Xhafajn dhe persona të tjerë të rrethit të tyre politik e familjar.

Sipas Papës, rrethimi diplomatik ndaj pushtetit aktual në Tirana po ngushtohet me shpejtësi pas dorëzimit të dokumenteve zyrtare në Departamentin e Shtetit dhe reagimit të strukturave të sigurisë amerikane ndaj korrupsionit dhe cenimit të interesave strategjike në Ballkan. Në analizën e tij për zhvillimet e fundit diplomatike, Robert Papa zbulon se letra e dërguar nga kongresmeni amerikan Joe Wilson te Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka prodhuar një efekt të menjëhershëm sa i përket përgatitjes së masave ndëshkuese dhe sanksioneve ndërkombëtare.

Papa nënvizon se goditja amerikane do të jetë e pashmangshme, duke cituar fjalët e tij të plota mbi këtë proces: “Dosjet janë masive për Ramën e Surrelit, dhe dalja nga memecëria e Majkos tregon qartë që skandalet do të jenë më të mëdha. Rama është i tredhur midis tre “Lindave”. Kryetari i opozitës pranoi që janë 2 miliardë ofshore të Ramës. Nuk janë ofshore i keni në Gjenevë, në Dubai, në Singapor. Ato të ofshoreve i kanë zbrazur llogaritë, por në 2019-ën, 600 milionë dollarë kanë qenë transferë bankare nga familjarët e Ramës.

SPAK-u po fle. Si nuk arreston SPAK-u drejtorin e policisë kriminale të Ramës që ka gjakosur dhe gjymtuar të rinjtë? Çfarë e ndalon? Ata që organizuan në mënyrë brilante atë lëvizje studentore në Serbi janë ata që mbështesin SPAK-un dhe dosjet vijnë nga SHBA. Rama është i kapur në shumë dosje, por ka cenuar sigurinë kombëtare të Amerikës. Dhe letra e Wilson-it tek Rubio e ka bërë efektin për ndëshkimet, rëndom të quajtura ‘non grata’: Rama, Balla, Xhafaj, Balluku, Linda dhe të tjerë; por çdo gjë merr kohën e vet. Mentaliteti se si drejtohet ky vend nuk mund të kuptohet dot nga ata që janë atje.”

Goditja amerikane ndaj “minishtetit të korrupsionit” dhe llogaridhënia ligjore

Më tej, gazetari analizon determinizmin e politikës së jashtme amerikane ndaj regjimeve apo drejtuesve që tentojnë të krijojnë struktura kriminale në dëm të sigurisë rajonale. Papa nënvizon se SHBA nuk do të lejojë kthimin e Shqipërisë në një territor jashtë kontrollit të ligjit dhe paralajmëron se ndëshkimet ligjore do të jenë me pasoja kapitale për ata që kanë abuzuar me pushtetin: “Dep State, ata që e mbajnë këtë vend të madh, ata që duan të luftojnë një minishtet që t’i ngjasojë Kolumbisë dhe të ketë një shtysë, nxitje dhe mbështetje për krimin që cenon interesat amerikane, do të ekzekutohen. Amerikanët thonë që është maratonë, nuk është sprint, dhe nuk merren me emra të veçantë…Në Shqipëri do të ketë dënim me vdekje për korrupsion, duke filluar nga Rama, Mata Hari (Balluku), familja e tij… nuk lanë gjë pa vjedhur në atë vend të bukur, dhe mbi të gjitha kërkojnë t’u vjedhin dinjitetin atyre të rinjve që nuk pranojnë, dhe ata do ta heqin. Rama ka dashur t’i vrasë sepse përdori një dhunë të skajshme, me makina që gjurmonin të rinjtë; ata të rinjtë do ta vrasin.”

Roli i protestave studentore

Papa e vë theksin te domosdoshmëria e një lëvizjeje gjithëpërfshirëse popullore dhe rinore për të përballur pushtetin aktual. Ai nënvizon se vetëm një bashkëpunim i fortë mes lëvizjes studentore dhe faktorëve opozitarë mund të sjellë përmbysjen e sistemit korruptiv dhe hapjen e një kapitulli të ri politik: “Ai grupim që quhet studentor, që është më tepër se studentor — unë kam qenë vetë personalisht në tri mitingje në Tiranë dhe e preka, e pashë, kishte me mijëra demokratë e socialistë. A duhet hyrë në zgjedhjet e majit? Personalisht, jo — Rama i vjedh. Edhe në qoftë se hyjnë, lëreni mbi 30% të listës studentore. Le të provohen ata. Ka ardhur çasti e momenti në Shqipëri që të zhduket e gjithë klasa politike e të kemi një Shqipëri të re.”/sot.com.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button