Njëri në burg, tjetri në arrati, tjetra armike e partisë: Si u shpërbe “Mjafti”, pasi “zaptoi” PS-në

Ata e nisën si të rinj “idealist”, por u kthyen në një grup që depërtoi thellë në strukturat e Partisë Socialiste dhe të shtetit, për ta përdorur pushtetin që morën nga “rruga”, që të pasuroheshin.
Është fjala për ish-aktivistët e “Mjaftit”, që pasi bashkëpunuan me Berishën për rrëzimin e Fatos Nanos, u afruan në Partinë Socialiste nga Edi Rama.
Për vite me radhë, ata morën pozicionet më të larta në shtet, duke bashkëqeverisur me Edi Ramën.
Por etja për pasuri dhe pushtet, i shkatërroi.
Sot, ata pothuajse janë të gjithë jashtë PS-së, pa pushtet dhe në hall me drejtësinë.
I pari, Erion Veliaj, që ndodhet prej dy vitesh në burg dhe përndiqet nga ai që e ngriti aq lart, Edi Rama.
I dyti, Endri Fuga, njeriu që qendronte në hije pas Ramës.
Prej kohësh ai është zhdukur nga skena dhe madje edhe nga Shqipëria.
Jeton në një prej vendeve të Amerikës Latine, me gjasë për t’i shpëtuar drejtësisë dhe Ramës.
E treta, Elisa Spiropali, e cila tashmë është shpallur armike e partisë dhe nuk ka më asnjë pushtet.
E katërta, Olta Xhaçka, që tani ka probleme serioze me drejtësinë.
I vetmi nga të rëndësishmit e grupit, që ka rezistuar, është Arbjan Mazniku.
Por ky i fundit thuhet se “tradhtoi” vëllezërit e vet, për të mbijetuar.
Të paktën për momentin! /Thuaje.al





