Sinjale tronditëse për Edi Ramën nga Uashingtoni, letra e Wilson në zyrën e Rubios, Robert Papa paralajmëron zhvillime të forta, nisin sanksionet ndaj drejtuesve të qeverisë shqiptare, ja pse u anulua samiti i NATO në Tiranë

Gazetari dhe analisti, Robert Papa ka lëshuar paralajmërime të forta lidhur me izolimin politik të kryeministrit Edi Rama, lëvizjet e fshehta diplomatike në Uashington dhe sanksionet e pritshme ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë shqiptare. Sipas Papës, kryeministri po përballet me një valë paniku prej dosjeve të grumbulluara në Departamentin e Shtetit të SHBA-së dhe presionit në rritje nga protestat e rinisë shqiptare brenda vendit. Sipas analizës së gazetarit, lëvizjet e fundit diplomatike në SHBA kanë krijuar shqetësim të madh te kreu i ekzekutivit shqiptar. Ai sqaroi se, ndryshe nga sanksionet e mëparshme publike, SHBA-të po ndjekin rrugë jo-publike për masa kufizuese ndaj bashkëpunëtorëve të pushtetit.
Studentët duket që nuk do të tërhiqen dhe kjo është e padiskutueshme . Rama përfiton nga posti si kryeministër që ftohet në ngjarje e evenimente politike, se ndryshe nuk do ta afronte askush. Ishte në Berlin dhe përsëri tregon edhe një herë se kërkon të kalojë nga Alex Soros, nga demokratët dhe ka filluar të japë mend ndaj Bashkimit Evropian duke fajësuar Trump te marrëveshja e Ukrainës me Rusinë. Kryeministri i një vendi në ikje, me probleme dhe dosje të mëdha, tregon kështu panikun e frikën dhe si duket do të ketë marrë sinjalizim nga departamenti i Rubios që letra e kongresmenit Wilson ka përfunduar në zyrën e Rubios dhe duhet të jenë bërë sanksione ndaj drejtuesve të qeverisë shqiptare të Ramës .
Por në ndryshim nga ato ndaj Berishës që u bënë publike përmes Blinkenit, këtë radhë kanë zgjedhur si duket metodën siç bënë ndaj Gramoz Ruçit, një pronari të një meje televizive kombëtare gjithmonë antiopozitë , dhe SPAK ka vazhduar të thërrasë pikërisht ata që janë futur përsëri te targeti për t’u burgosur”, tha ndër të tjera Papa. Kujtojmë se dy kongresmenë republikanë i kanë kërkuar administratës amerikane të shqyrtojë shpalljen “non grata” të zyrtarëve shqiptarë të përfshirë në korrupsion madhor, duke kërkuar përdorimin e nenit 7031(c), dispozitës së njohur edhe në Shqipëri përmes sanksionimit të Sali Berishës nga Departamenti Amerikan i Shtetit. kongresmenët Joe Wilson dhe Keith Self i kanë dërguar një letër sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, duke ngritur alarmin për gjendjen e demokracisë, korrupsionin dhe sundimin e ligjit në Shqipëri.
Në letrën e datës 22 tetor 2026, dy republikanët kërkojnë që Departamenti i Shtetit të përdorë kompetencat për kufizimin e vizave ndaj zyrtarëve për të cilët ekzistojnë informacione të besueshme për përfshirje në korrupsion të rëndë. Masa mund të përfshijë edhe familjarët e tyre të afërt. Kongresmenët kërkojnë shprehimisht aktivizimin e mekanizmit të sanksioneve që lejon Departamentin e Shtetit t’u ndalojë hyrjen në territorin amerikan zyrtarëve të huaj të përfshirë në korrupsion madhor. Bëhet fjalë për nenin 7031(c) të ligjit amerikan për financimin e Departamentit të Shtetit dhe operacionet e jashtme, mbi bazën e të cilit në maj 2021 u shpall “non grata” edhe ish-kryeministri Sali Berisha, së bashku me familjarë të tij.
Tani, dy kongresmenët kërkojnë që ky mekanizëm të zbatohet ndaj zyrtarëve shqiptarë që rezultojnë të përfshirë në korrupsion, pa dallim përkatësie politike. Në dokument theksohet se institucionet kundër korrupsionit nuk mund të kenë sukses nëse drejtuesit politikë mbrojnë zyrtarët që janë objekt i hetimeve. “Institucionet shqiptare kundër korrupsionit nuk mund të kenë sukses kur drejtuesit politikë mbrojnë zyrtarët që ato hetojnë. Prandaj ju bëjmë thirrje të përdorni kompetencën e Departamentit sipas nenit 7031(c) të ligjit vjetor për financimin e Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Ngjashme.
Konkretisht, kërkojmë që Departamenti të shpallë publikisht zyrtarët shqiptarë dhe, kur është epërshtatshme, anëtarët e familjeve të tyre të ngushta, për të cilët disponon informacione të besueshme mbi përfshirjen në korrupsion madhor”, thuhet në letër. Gazetari Papa pasi tha se ende pritet përgjigja zyrtare se kur do të bëhen publike masat ndaj të korruptuarve pas kërkesës zyrtare të kongresmenit Wilson.
Prapaskenat e Samitit të NATO-s
Robert Papa komentoi gjithashtu edhe anulimin e mbajtjes së Samitit të NATO-s në kryeqytetin shqiptar. Papa zbuloi se vendimi është marrë prej kohësh pas kontakteve të drejtpërdrejta me diplomacinë amerikane. “Jua kemi thënë që përpara gjashtë muajsh, ma ka thënë ambasadori Bolton… Në atë takim në Ankara, karagjozi ynë me atlete kur doli përpara Trump-it, aty u mor vendimi: me Ramën nuk ka samit!”, deklaroi prerazi Papa.
“Nuk do të ketë samit të NATO-s në Shqipëri, dhe Ramës i është thënë qartë në Ankara. Që nga ai karagjozlliku me atlete kur Trump e pa me një mospërfillje të madhe, urdhri është dhënë: me këtë karagjoz, me Ramën nuk ka samit! Dhe ato hedhjet në 2028-ën apo samitet virtuale — nuk vjen presidenti Trump në Tiranë, pikë! Aq sa nuk vjen Rubio, edhe pse donin të shisnin idenë se ambasadori i Ramës i ka bërë ftesë Rubios dhe ai e ka pranuar ftesën”, tha Papa.





