Politike

Balla shpërthen ndaj eurodeputetit gjerman: Deklaratat e tij nuk i marr në konsideratë, sikur flet Albana Vokshi

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ashpër ndaj eurodeputetit gjerman Michael Gahler, pas deklaratave të këtij të fundit për krizën politike në Shqipëri dhe propozimit të tij për krijimin e një qeverie teknike.
Në një prononcim për mediat, Balla deklaroi se ruan respekt për Gahlerin për shkak të funksionit që mban, por theksoi se nuk i konsideron të rëndësishme qëndrimet e tij. Madje, kreu i grupit parlamentar të PS-së i krahasoi deklaratat e eurodeputetit gjerman me ato të deputetes demokrate Albana Vokshi.
“Ndaj eurodeputetit Gahler ruaj respektin për shkak të pozicionit, por nuk marr në konsideratë asnjë prej deklaratave të tij. Për mua deklaratat e eurodeputetit Gahler janë të barabarta me deklaratat e koleges Albana Vokshit. Saç marr në konsideratë deklaratat e Albana Vokshit, unë marr në konsideratë edhe deklaratat e eurodeputetit Gahler. Në të njëjtën sallë me Gahler ishte edhe raporteri hije i PPE, që është në gratë me i lartë se Gahler, që quhet Andrey Kovatchev, i cili ishte shumë i qartë në ato që tha. Dënoj dhunën kundër bizneseve private dhe kërkoj hetim të plotë të rasteve të dhunës”, deklaroi Balla.
Reagimi i tij vjen një ditë pasi eurodeputeti gjerman Michael Gahler i cilësoi protestat e qytetarëve në Shqipëri si plotësisht të justifikuara, duke ngritur shqetësime për korrupsionin dhe mënyrën se si shumica socialiste trajtoi kërkesën për heqjen e imunitetit të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Deklaratat e Gahlerit kanë nxitur reagime në kampin socialist, ndërsa propozimi për një qeveri teknike është kthyer sërish në një nga pikat kryesore të përplasjes mes mazhorancës dhe opozitës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button