Politike

“Kosova nuk është Serbi”! Marjana Koçeku përplaset me Vladimir Štimac, reagon edhe Romana Vlahutin

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku është përfshirë në një debat në rrjetin social X me Vladimir Štimac, pas deklaratave të këtij të fundit se Kosova është dhe do të mbetet pjesë e Serbisë.
Vladimir Štimac është kryetari i Partisë Forca Nacionaliste Serbe, pjesë e listës studentore serbe. Duket se qëndrimet e elitës së re serbe kanë të njëjtën narrativë si ajo e Vuçiçit për sa i përket Kosovës.
Për këtë arsye, deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar menjëherë, duke kundërshtuar ashpër retorikën nacionaliste dhe duke theksuar se demokratizimi i Serbisë nuk mund të vijë duke ruajtur të njëjtat qëndrime të presidentit Aleksandar Vuçiç ndaj Kosovës.
Sipas saj, Serbia duhet të njohë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe të kërkojë falje për viktimat, personat e zhdukur dhe dhunën seksuale gjatë konfliktit.

Debati ka tërhequr edhe vëmendjen e ish-ambasadores së Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin, e cila ka shpërndarë reagimin e Koçekut, duke e përshkruar si një mesazh nga brezi i ri shqiptar drejtuar lëvizjes studentore serbe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button