Pas deklaratës së ashpër, Arbana Osmani i përgjigjet Ori Nebiajt

Arbana Osmani ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale, pas deklaratës së Ori Nebiajt se ishte zhgënjyer prej saj. Postimi i moderatores po interpretohet si një përgjigje ndaj ish-koleges, megjithëse Arbana nuk ka përmendur emra.
“Njoh njerëz që më mbajnë mëri për gjëra që ata vetë më kanë bërë mua”, shkruhet në mesazhin që Arbana ka shpërndarë në rrjetet sociale.
Gjithçka nisi gjatë emisionit “Goca dhe Gra”, ku Ori Nebiaj, në një bisedë me Jonida Maliqin, u pyet për personazhet e njohur që shfaqen ndryshe në televizion nga mënyra se si sillen në jetën reale.
Në përgjigjen e saj, Nebiaj përmendi drejtpërdrejt Arbana Osmanin, duke pranuar se ishte zhgënjyer prej saj.
“Një nga personazhet e medias që realisht për mua është tjetër gjë në ekran dhe është tjetër gjë si individ, është Arbana Osmani, që më ka zhgënjyer”, deklaroi Ori Nebiaj.





