“Rama dhe Berisha nuk duan që protesta të kthehet në alternativë politike”/ Aktivisti: Ka të infiltruar të PD-së dhe PS-së! Të mos lejojmë interesat personale të na ndajnë

Aktivisti Erion Murataj ishte sot në një studio televizive për të folur mbi protestën studentore, e cila dje pati sërish një revoltë kombëtare në shesh.
Murataj u ndal edhe te incidentet që ndodhën dje para Ministrisë së Arsimit. Sipas tij, PD dhe PS fusin të infiltruarit e tyre në protestë, të cilët krijojnë gjithnjë sherrnajë.
Murataj shton se Rama dhe Berisha nuk kanë interes që protesta të kthehet në një alternativë politike.
Erion Murataj: Diskutimi i parë ishte dhuna kafshërore që ka ushtruar policia e shtetit. Pjesë e diskutimit ka qenë ndryshimi i sistemit zgjedhor, kemi bashkëndarë shqetësimin për dhunën e policisë ata ishin koshientë për këtë gjuhë. Zv.presidentja OSBE doli në deklaratë dhe tha se duhet hetuar dhuna ndaj policisë që ka qenë me pasoja për shumë.
Besoj se do ketë një takim të radhës. Duhet të përbashkojmë gjithë sheshin/ gjithë grupet e protestës duhet të nxjerrin një përfaqësi që të koordinohet protesta. Edhe për shkak të ngjarjeve të ndodhur dje para ministrisë me grupimin e PD. E rëndësishme që protesta të ketë një grupim. Të mos ketë qejf-mbetje. Përtej interesave personale. Përtej qasjeve që çdo grup ka. Shqiptarët që i kemi borxh na kanë mbështetur në shumë protesta kombëtare. Duhet të përballemi me këtë sistem jo vetëm në protesta periodike.
Thirrja Rama në burg Berisha në burg vazhdon të jetë. Kjo është protestë popullore, anti partiake, anti sistem. Në rast se ti vë përballë Flamur Noka, patjetër që do ketë irritim se ka qenë ministër. Në rast se ti vë përballë një deputet, pa dyshim që ti nuk je i mirëpritur më në shesh. Në rast se ti vë në shesh një ish ministër i Lul Bashës që vajti bashkëqeverisë me Ramën, patjetër që nuk je i mirëpritur në shes.
Pse mirëpritet deputeti i Lushnjës Saimir Korreshi, se ka mbajtur qëndrime të forta ndaj mazhorancës. Ka në protestë edhe të infiltruar të PD dhe PS që bëjnë atë sherrnajën dhe i shërbejnë Ramës dhe Berishës, sepse kanë interes që protesta të mos konsolidohet dhe të mos kthehet në një alternativë politike. Do kalojnë dhe ca ditë apo muaj që kjo protestë të ravijëzohet dhe të kthehet në një alternativë të përbashkët.





