Ambasadori amerikan zbret në terren për “skanimin” e madh dhe fut në ethe pushtetarët e korruptuar, shpall 3 prioritetet në Tiranë, nga dosjet e nxehta te pastrimi i aleancave dhe goditja ndaj karteleve të drogës, ja çfarë po përgatit Uashingtoni dhe pse ky kontroll pritet të tronditë gjithë sistemin

Një “tornado” e vërtetë diplomatike po përgatitet të godasë korridoret e errëta të politikës dhe krimit në Shqipëri, teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndezur motorët e një operacioni e një aksioni me përmasa historike në Shqipëri. Gati një muaj e gjysmë pas nisjes së punës si ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Eric Wendt i është drejtuar me një mesazh shqiptarëve. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale të ambasadës, ambasadori Wendt ka dhënë një mesazhi me peshë të jashtëzakonshme gjeopolitike, ndërsa ka konfirmuar nisjen e një “skanimi” rrënjësor që do të prekë çdo celulë të pushtetit. Ky nuk është thjeshtë një fillim detyre rutinë, por një stacion kontrolli i hekurt nga Uashingtoni që pritet të nxjerrë zbuluar lojtarët e inkriminuar dhe të tronditë deri në palcë sistemin e vjetër korruptiv. Me autoritetin e një diplomati që njeh nga afër terrenin ushtarak dhe sekretet e rajonit, Wendt i ka dërguar një sinjal të qartë të gjithë atyre që kanë abuzuar me besimin publik. Falënderimi i tij i drejtpërdrejtë për Presidentin Donald Trump dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio konfirmon se pas këtij “skanimi” qëndron vendosmëria absolute e shtëpisë më të fuqishme në botë. Aleanca strategjike mes Uashingtonit dhe popullit shqiptar po hyn kështu në një fazë të re, ku nuk do të ketë më hapësirë për pazare politike apo mbrojtje të inkriminuarve dhe korruptuarve.
Uashingtoni ndez motorët e një goditjeje historike, plani me 3 pika pritet të ndëshkojë krimin dhe tronditë sistemin
Ndërkohë në korridoret e diplomacisë diplomatike tashmë ka nisur numërimi mbrapsht, sepse plani me tri shtylla i Uashingtonit nuk lë asnjë shteg shpëtimi për korrupsionin e nivelit të lartë. Formula “të bëhemi më të fortë, më të begatë dhe më të sigurt” po përkthehet në një ultimatum të hapur për institucionet e drejtësisë dhe sigurisë në vend. Ambasadori amerikan, Eric Wendt ka parashikuar zbarkimin personal në çdo cep të Shqipërisë, me qëllim skanimin me lupë të çdo marrëveshjeje, investimi dhe bashkëpunimi ushtarak. Kjo prani direkte në terren do të garantojë se askush nuk do të mund t’i fshihet llogaridhënies apo të bllokojë goditjen ndaj karteleve transnacionale të drogës. Uashingtoni po lëshon kështu mesazhin më të fortë të viteve të fundit: partneriteti i SHBA-së i përket vetëm popullit punëtor e sovran shqiptar, jo klaneve politike. Me thirrjen fuqizuese në gjuhën shqipe “Shkojmë së bashku”, ambasadori Eric Wendt vulosi nisjen e një ere të re, ku tronditja e sistemit të vjetër do të sjellë pastrimin përfundimtar të skenës politike. Më poshtë po pasqyrojmë fjalën e ambasadorit Eric Wendt, i cili tregon qartë e me dinjitet se jo vetëm që është një diplomat i vërtetë dhe një përfaqësues i denjë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por garanton se do të jetë syri dhe veshi i palodhur i Uashingtonit në Shqipëri. Përmes këtij zotimi të sinqertë, ai po forcon rrënjësisht raportet vëllazërore mes dy vendeve tona, duke ofruar më shumë garanci, siguri të hekurt dhe një mbështetje të pakursyer për popullin shqiptar në çdo fushë jetike.
Mesazhi i plotë i ambasadorit amerikan, Eric Wendt
“Mirë se ju gjej! Jam Eric Wendt, ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë. Teksa nis detyrën si ambasador i SHBA-së në Shqipëri, dëshiroj të falënderoj Presidentin Trump dhe Sekretarin Rubio për besimin e tyre. Gjithashtu, dua të falënderoj popullin shqiptar për përzemërsinë me të cilën i ka pritur Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë shërbimit tim të mëparshëm ushtarak përkrah Forcave Speciale shqiptare, si edhe gjatë udhëtimeve të mia të mëparshme nëpër Shqipëri, ku kam takuar qytetarë të thjeshtë shqiptarë, e kam përjetuar personalisht se shqiptarët janë njerëz jashtëzakonisht mikpritës, punëtorë dhe krenarë. Gjatë muajve të ardhshëm, nën drejtimin tim si ambasador, Ambasada e Shteteve të Bashkuara do të kryejë një vlerësim që do të na ndihmojë të përcaktojmë rrugën tonë përpara. Në kuadër të këtij vlerësimi, pres me kënaqësi të udhëtoj në vende të ndryshme të Shqipërisë. Siç është praktikë e zakonshme diplomatike, do të zhvilloj takime të shumta me drejtuesit e ndryshëm politikë që ju keni zgjedhur, si edhe me zyrtarë të qeverisë suaj, drejtues ushtarakë, përfaqësues të biznesit, drejtësisë dhe fushave të tjera. Gjithashtu, pres me kënaqësi të takohem me qytetarë të thjeshtë amerikanë dhe shqiptarë.
Së bashku, do të diskutojmë si për mënyrat e deritanishme, ashtu edhe për mënyra të reja e krijuese, që të bashkëpunojmë me efektivitet në të ardhmen, duke u përqendruar në tri fusha kyçe me përfitim të ndërsjellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërinë. E para është të bëhemi më të fortë. Bëhemi më të fortë kur ndërtojmë kapacitete reale mbrojtëse dhe përmbushim pjesën e përgjegjësive që na takon si aleatë. E dyta është të bëhemi më të begatë. Do të gjejmë mënyra për të zgjeruar tregtinë, investimet dhe mundësitë, me përfitime të ndërsjella për amerikanët dhe shqiptarët. E treta është të bëhemi më të sigurt. Do të punojmë së bashku kundër krimit ndërkombëtar dhe për të mbrojtur interesat tona të përbashkëta. Ndërsa kryejmë këtë proces vlerësimi gjatë muajve të ardhshëm dhe përcaktojmë rrugën përpara drejt një ardhmërie më të fortë, begatë dhe më të sigurt, pres gjithashtu me kënaqësi të mësoj më shumë për popullin shqiptar, për historinë tuaj krenare dhe të përjetoj edhe një herë mikpritjen tuaj legjendare. Ndihem vërtet i nderuar dhe i bekuar që kam mundësinë të shërbej në Shqipëri si ambasador i Shteteve të Bashkuara. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë një histori të përbashkët të fuqishme, miqësi dhe respekt të thellë të ndërsjellë. Së bashku, mund të arrijmë rezultate konkrete. Ecim së bashku! Shkojmë së bashku”, shprehet ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt.





