Robert Papa paralajmëron Ramën pas ndryshimit të balancave në Amerikë, zbulon mesazhet që pritet t’i mbërrijnë Tiranës nga Uashingtoni, ja çfarë e pret qeverinë shqiptare pas humbjes së Trump në zgjedhjet e mesmandatit

Gazetari Robert Papa ka lëshuar alarmin nga SHBA-ja për goditjen e fortë që pritet të marrë regjimi i Edi Ramës në Tiranë, pas ndryshimit drastik të balancave politike në Uashington. Përmes një analize pa dorashka, Papa vizaton tablonë e një kryeministri të vetmuar, të zhytur në halucinacione psikike dhe me ankthin e përditshëm të dosjeve të korrupsionit që po i mbyllin çdo shteg shpëtimi.
Sipas Papës, “cunami blu” në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA nuk ka ndëshkuar vetëm arrogancën dhe babëzinë e oligarkëve në Uashington, por pritet të përmbysë të gjithë skemën e mbbrojtjes politike që Rama me rrethimin e tij tentuan të ndërtonin përmes klanit të Jared Kushner-it. Sipas tij Rama ndodhet përpara kolapsit total: i detyruar të anulojë pazaritë e vjetra e të riciklojë figura si Elisa Spiropali apo Erion Veliaj për të kërkuar mëshirë.
Analiza e Robert Papës në Fokus Tv
“Ajo që quhet dallga blu ka qenë cunami blu në zgjedhjet e mesmandatit. Unë e kisha thënë me kohë që në Kongres ishte e padiskutueshme që Trump do të humbte. Për Senatin nuk kishte siguri, por në qoftë se do të ndodhte dallga blu, do të vinte ky rezultat. Bill O’Reilly thekson se është ajo lakmia e përfitimeve pa cak e oligarkëve amerikanë që ka bërë që kapitalizmi amerikan të dalë nga shinat. Vetëm nga lufta në Iran, kompanitë e naftës kanë përfitime 170 miliardë dollarë në kurriz të njerëzve që punojnë.
Ndërkohë që në të njëjtën periudhë, pra në tremujorin e tretë, janë këto fitime; një vit më parë fitimet ishin 47 miliardë dollarë, pra 177%. Amerikës i duhet një Teddy Roosevelt, i cili shkatërroi monopolet. Ishte një urrejtje e madhe ndaj Trump-it dhe një referendum ndaj tij. Trump shkoi 15 herë në mitingje në Teksas; Teksasi humbi edhe guvernatorin, edhe senatorin, dhe Teksasi mbahej nga shtetet e kuq republikane brilant, poshtëKansas-it, South Carolina-s, North Carolina-s. Çfarë po ndodh?
Jo se demokratët ofrojnë ndonjë zgjidhje ekonomike, por është votë ndaj arrogancës e prepotencës të zotit Trump dhe vjedhjeve masive të familjarëve të tij: djemtë e llastuar, dhëndri mediokër, miliarda dollarë, njerëz të paaftë… Dhe është e faktuar nga media e majtë që fëmijët e tij injorantë e mediokër i bëjnë thirrje çdo lloj biznesmeni: “Vidhni, mos kini frikë se babai im, do t’ju falë me të drejtën që ka presidenti”.
Rezultati në Alaskë mund të marrë javë për të dalë. Por kur ke humbur në Senat South Carolina, Kansas, Teksas, Ohio, Michigan dhe Maine — nuk ka rëndësi se çfarë ndodh me Alaskën e Mississippi-n. Pra me të gjitha këto mund të shkojë 56 me një të pavarur (independent), 57, 60 është ajo vija e Senatit. Tani po e bëj më të thjeshtë: te kafja ku unë shkoj çdo mëngjes, ishin të gjithë të gëzuar për humbjen e Trump-it dhe fitoren e demokratëve.
Dy vjet më parë, të njëjtit njerëz, të njëjtat fytyra ishin të gëzuar kur fitoi Trump-i. Pra ky vend i madh këtu e ka bukurinë që njeriu voton, nuk mund të jetë përjetë. Nuk ka anëtarë të Partisë Republikane dhe anëtarë të Partisë Demokrate: quhesh i regjistruar republikan apo i regjistruar demokrat dhe ti çregjistrohesh si të duash, kur të duash. Dhe ata njerëz të mëdhenj që kanë bërë Kushtetutën nuk të lënë më shumë se dy vjet për në Kongres dhe në Senat një herë në tre vjet rinovohet, pra që ti si mbret mos të kontrollosh gjithçka. Si shqiptaro-amerikan jam i lumturuar që edhe Senati shkoi blu.
Bjellorusi, antishqiptari, pro-serbi, mediokri Kushner do të detyrohet të dalë në dëgjim në Kongres, por edhe në Senat. Tani Rama do ta anulojë Zvërnecin dhe do të shkojë prapë të puthet me Sorosin tek demokratët? Ajo sharje që bëri ndaj Biden-it në OKB… nuk besoj… Dhe jo më kot, siç thonë, Yuri Kim paska qenë në Tiranë, ka sjellë mesazh: duan të afrojnë Elisa Spiropalin apo Erion Veliajn, dhe Rama mund të kërkojë ndihmë edhe nga opozita për këtë rrezik të Antifa-s. Dëgjesat që do të jenë në Senat për Kushner-in, bjellorusin e korruptuar, janë pozitive. Mbështetja ndaj SPAK-ut nuk ndryshon, madje do të shtohet. E vetmja gjë që më trishton është që kongresmeni brilant Wilson, që kërkoi në Kongres hetim nga CIA, FBI dhe DEA për Ramën dhe i ka kërkuar Rubio-s që të kthejë përgjigje për non-grata-n për Ramën e Ballukun, nuk do të jetë më në krye të komisionit sepse Kongresi shkon nga demokratët; por ndaj Kushner-it do të jenë të pamëshirshëm.
Çfarë pritet për Shqipërinë?
Po Shqipërinë ku na lë? Është një Departament Shteti kaotik. Rubio memec! Është shkrirë Byroja e të Drejtave të Njeriut. Ambasadorët amerikanë 90% janë emëruar ata njerëz që kanë dhënë miliona dollarë donacione dhe janë skandalozë: rasti i zhgarravinës në Athinë, rasti në Itali i një manjati që ka krijuar probleme, i ati i Kushnerit skandaloz në Francë, në Belgjikë; gjithashtu në Kanada 200.000 kanadezë kanë nënshkruar një peticion për ta bërë non grata ambasadorin.
Dhe në Tiranë na vjen një pensionist që duket se i përket klanit të Kushnerit. Do të fillojë të ndryshojë edhe ai sepse ndryshon loja: Kongresi dhe Senati do të kenë trysni. Dhe në qoftë se media amerikane e solli atë “revolucionin e flamingove” me shumë vrull, ishte pikërisht prej një emri të ndyrë si Kushneri. Të tjerat janë përralla dhe tani përsëri kjo kthehet në çështje të ditës. Rama ka qenë në Bruksel, ka takuar sekretarin e NATO-s, por disa vajza i kanë thirrur “burg, burg” kudo që shkon. Dhe në intervistën që ka dhënë me një gazetar amerikan të panjohur këtu, Rama duket njeri me sëmundje psikike dhe duhet të ketë detyrim parlamenti shqiptar për dy gjëra: analizën nga ana psikike dhe përdorimin e kokainës.
Nuk mund të rrijë Shqipëria nën këtë njeri. Policia kriminale janë emëruar nga krimi, janë njerëz që kontrollojnë plantacione. Janë të përgjuara porositë e Ramës: “Më sillni ata policë që kanë borxhe ndaj nesh”. Borxhe janë kur të lënë të merresh me kokainë, me drogë. Dhe BE-ja hesht! Asnjë ambasadë e huaj në Tiranë nuk flet për gjymtimet ndaj rinisë. Turp! Ka ardhur koha që ndaj tyre të protestohet. Nuk janë vetëm për të shitur viza e për të përfituar prostitucion e çdo gjë. Por fati i shqiptarëve vendoset nga shqiptarët. ” Unë kam 800.000 vota thotë Rama?” Po të ishte me këtë logjikë, edhe Trump kishte 77 milionë vota.
Votat janë fluide. Në qoftë se bëhen zgjedhje të ndershme, partitë e mëdha shqiptare nuk shkojnë më shumë se 15%. Sepse duket nga urrejtja e madhe masive; nuk janë thjesht studentë, është një brez që kërkon që Shqipëria të zgjohet. Ndaj them që ky do të jetë mesazhi që vjen nga Amerika. Populli kur lihet i lirë të votojë dhe kur e shikon realitetin, heq gjithkën pa pyetur qoftë ai edhe një ylli si Trump… Betejat ideologjike gjithkund po zbehen. Njeriu kërkon të jetojë me dinjitet, dhe kur dikush është prepotent, arrogant, i korruptuar dhe përbuz shumicën, pëson këtë fat që pësoi zoti Trump me këto zgjedhje. Nuk kishte aspak rastësi. Si zgjidhet në Shqipëri? E bleu protestën, i trembi?… Jo! Do të vazhdojë skenarin si në Beograd.
Ata që hoqën Vuçiçin janë ata që mbështesin SPAK-un. Do të pyes zyrtarisht në Departament; do t’i bëjë Rubio, “non grata” Ramën, Ballukun etj… ose ndryshe duhet thënë me të madhe që Kushneri mbështet Ramën dhe Rubio nuk flet e turpshme! Megjithatë ne kemi aleatë si në Kongres, si në Senat, por edhe aty tek ata që mbështesin SPAK-un. Përplasja me Veliajn tregon gjendjen e tij psikike: ai mund ta helmojë Veliajn, mund të vrasë Ahmetajn ose mund të vrasë veten… Meriton çdo gjë! Vetëm faleminderit asaj rinie që na ka dhënë shpresë! Dhe asnjë nga partitë që janë atje nuk duhet të entuziazmohet, sepse krahu i djathtë e krahu i majtë nuk kanë asnjë lidhje me politikën amerikane, absolutisht! Partia Socialiste nuk ka lidhje me demokratët (është parti komuniste kriminelësh), edhe të djathtët fatkeqësisht.
Por një shembull vjen: kur votuesi është i lirë, largon çdo tiran, çdo diktator, çdo njeri që është surreal. Dhe Rama është surreal, jeton jashtë realitetit, i korruptuar në zenit dhe fundin e meriton në zenit. Ai e ka për ta zgjedhur: mund të ikë vetë, por të na sjellë Spiropalët… edhe kjo nuk falet! Idetë e qeverive teknike jo, zgjedhje me sistem të ri mandatesh! A ka më bukur se të gjithë këta që janë deputetë të mos jenë asnjëri në lista? Të ndalohen të gjithë, të gjithë! Ndryshimi i sistemit! Shqipëria e re!”.





