Politike

“Rrinin duke pirë hashash me mua”, minatori nga Bulqiza nxjerr prapaskenat e fushatës së Arlind Qorit: Na thoshin votoni PS-në!

Gjatë një telefonate në një emision televiziv, minatori nga Bulqiza, Oltjan Xheka, ka hedhur akuza ndaj kreut të Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, lidhur me qëndrimet e tij gjatë fushatës elektorale në Bulqizë.

Xheka tha se në takimet me qytetarët, Qori u kërkonte të votonin Partinë Socialiste nëse nuk votonin për të, duke u bërë thirrje të mos votonin Partinë Demokratike dhe LSI-në.

Fjala e tij:

Unë jam një minator nga Bulqiza, kam punuar 15 vjet në galeri në Bulqizë dhe e mbaj mend fushatën e Arlind Qorit. E kam emrin Oltjan Xheka. Edhe ky Arlindi, kur vinte në Bulqizë, na thoshin që nëse nuk na votoni ne, votoni Partinë Socialiste, mos votoni as Partinë Demokratike dhe as LSI-në.

Surpriza këtu është se ata shokët e Arlindit, ai Klodjan Leka, nëse ju thotë gjë emri, rrinin duke pirë bashkë me atë financuesin e këtyre, nuk e di si e ka emrin. Rrinin duke pirë lëndë narkotike në atë kohë, vinin te pallati ynë, pinin hashash bashkë me mua, po unë e kam lënë tani.

Unë po të flas me emër e mbiemër, e kam emrin Oltjan Xheka./sot.com.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button