ShowBiz

Sara Gjordeni reagon ashpër: Nuk më ka braktisur nëna, mjaft me këto keqkuptime skandaloze se u bë e lodhshme

Sara Gjordeni edhe pas daljes nga Big Brother VIP Albania 3 po vazhdon të jetë shumë e komentuar në media e faqet rozë.

Modelja e njohur ka reaguar së fundmi pas një komenti që iu bë në rrjete sociale, duke shtuar se ka marrë shumë të tillë.

Bukuroshja shqiptare reagoi pas komentit se e ka braktisur e ëma, ndonëse zbuloi se si qëndron e vërteta.

Screenshot 1 28

“Mendoj se karakteri i saj, qenia e saj, do të thotë tregon shumë për këtë vajzë. Si një nënë lë fëmijën dy vjeç, nuk e di do të thotë. Çfarë gjëje më keqe mund t’i ndodhë një fëmije të rriet jetim me nënë gjallë”, ka qenë komenti që iu bë në rrjete sociale.

E njëjta u përgjigj: “E kam lexuar disa herë këtë gjë. O njerëz nuk më ka braktisur nëna. Nga i nxirrni këto? Thjesht është larguar në emigrim kur kam qenë dyvjeçe. Ajo është kujdesur për mua financiarisht për shumë e shumë vite. Kush është nga Kucova e di shumë mirë që kur mami im dërgonte gjëra, duhej ndihma e lagjes për t’i ngritur qeset e valixhet. Kam një nënë pak të thuash të fortë dhe heroinë”.

Sara më tej theksoi: “Mjaft me këto keqkuptime skandaloze se u bë e lodhshme”.

Ajo këtë kohë ka udhëtuar drejt Maqedonisë për t’u takuar me partnerin e saj, Bardhin. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button