Akuza e fortë e avokatit: Gert Bogdani u ekzekutua nga shërbimet sekrete!

Ish-deputeti demokrat, Gerti Bogdani, ndërroi jetë një vitë më parë, si pasojë e një infarkti.
Ngjarja tragjike ndodhi në tualetet e hotel “Tirana”, ku Bogdani shkoi për t’u freskuar, pasi nuk ndihej mirë.
Por Altin Goxhaj ka një teori tjetër.
Sipas tij, Bogdani është ekzekutuar nga shërbimet sekrete.
Goxhaj thotë se atë e ekzekutoi shërbimi sekret izraelit, për shkak të rolit të tij në “Shtetin Bektashi”.
“Gerti ishte caktuar si ambasador i Shtetit Bektashi nga ish-drejtori i CIA-s, që kishte ardhur në Tiranë.
Ai u ekzekutua në tavolinë pa bërë asgjë.
Kurrë nuk u hetuan dy personat që ishin në tavolinë me të, një shqiptaro-amerikan dhe një shtetas tjetër amerikan.
Ata hynë në Shqipëri të paregjistruar në sistemin TIMS.
Dhe personi që i zuri vendin Gerti Bogdanit, ka qenë me këta”, tha Goxhaj.





