Politike

Taulant Muka shpërthen ndaj Mirela Kumbaros: Drejtori francez paguhet mbi 10 mijë euro në muaj, ndërsa universitetit të Korçës i merren ambientet!

Projektligji për ngritjen e Liceut Francez në Korçë ka nxitur reagime dhe kritika, pasi studiuesi Taulant Muka ngre pikëpyetje mbi trajtimin financiar të personelit francez, privilegjet doganore dhe përdorimin e ambienteve të Universitetit të Korçës.
Përmes një reagimi publik, Muka akuzon ministren Mirela Kumbaro se po promovon një projekt që, sipas tij, privilegjon personelin e huaj në kurriz të profesionistëve dhe institucioneve shqiptare.
“A e dini se Mirela Kumbaro ka çuar Liceun Francez në parlament?! Sipas projektligjit që Kumbaro hodhi për konsultim publik, një mësues-drejtor francez paguhet mbi 10 mijë euro në muaj vetëm sepse është francez! Kaq nuk paguhet drejtori i një gjimnazi në Francë!”, shkruan Taulant Muka.
Studiuesi ndalet edhe te trajtimi i veçantë që, sipas tij, parashikohet për drejtuesit dhe stafin francez, duke vënë në dukje se ata përfitojnë lehtësi të posaçme për sendet personale dhe familjare që sjellin në Shqipëri.

Madje, sipas vetë projektligjit, nuk ka nevojë drejtori dhe stafi francez as të kontrollohet në doganë për sendet e tyre personale!”, vijon reagimi i tij.
Një tjetër shqetësim i ngritur nga Muka lidhet me ambientet e Universitetit “Fan Noli” në Korçë, të cilat sipas tij rrezikojnë të përdoren për këtë projekt, në një situatë që ai e krahason me debatet e mëparshme për Kolegjin e Evropës.
“Dhe jo vetëm kaq, por për këtë kapriço i merren ambientet Universitetit të Korçës, njësoj si me skandalin e Kolegjit të Evropës!”, shkruan studiuesi.
Në përfundim, Muka e cilëson këtë nismë si shprehje të një mentaliteti që, sipas tij, zhvlerëson kapacitetet akademike shqiptare dhe privilegjon institucionet e personelin e huaj.
“Ky është mentaliteti shkatërrues i kësaj qeverie, që përçmon të rinjtë dhe profesionistët shqiptarë, duke zhvlerësuar çdo kapacitet akademik vendas e duke trajtuar universitetet tona si hapësira koloniale”, përfundon Taulant Muka.


Taulant Muka shpërthen ndaj Mirela Kumbaros: Drejtori francez paguhet mbi
Projektligji për Liceun Francez të Korçës u publikua nga Ministria e Arsimit për konsultim publik në mars 2026. Dokumenti parashikon një model bashkëpunimi arsimor shqiptaro-francez, me përfshirjen e personelit të huaj dhe lehtësira të caktuara fiskale e doganore.
Çështjet e pagës së drejtorit, kostove të projektit dhe përdorimit të ambienteve universitare kërkojnë shqyrtim të veçantë të dokumenteve financiare dhe administrative.
Megjithatë, reagimi i Mukës rikthen në vëmendje një debat të rëndësishëm: nëse ndërkombëtarizimi i arsimit duhet të shoqërohet me privilegje të veçanta për personelin e huaj dhe çfarë përfitimi konkret do të ketë universiteti dhe sistemi arsimor shqiptar nga kjo nismë./Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button