ShowBiz

“Kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës”, Arjola Demiri rrëfen martesën dhe divorcin e vështirë: Kam duruar 6 vite

Vrasja e Arlinda Zekajt në Kosovë ka rikthyer te aktorja Arjola Demiri kujtimet e periudhës së vështirë që ajo ka kaluar gjatë martesës dhe ndarjes nga ish-bashkëshorti.
Arjola tregon se ka kaluar situata të ngjashme me ato që kishte përjetuar Arlinda dhe se gjatë protestave në Kosovë kundër vrasjes së saj e ka ndjerë këtë histori shumë më afër se kushdo tjetër.
“E kam ndjerë në asht historinë e Arlindës!”, shprehet Demiri, duke kujtuar momentet kur agresiviteti dhe tensionet brenda një marrëdhënieje mund ta vendosin një grua përballë frikës, pasigurisë dhe nevojës për të gjetur një rrugëdalje.
“Kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës! Kur gjakrat ndizen…”, rrëfen ajo, duke risjellë edhe përplasjet e vështira të periudhës së divorcit. Arjola Demiri tregon se është ndjerë e pavlerësuar dhe e pambështetur nga psikologia dhe punonjësja sociale, të cilat, sipas saj, dolën kundër saj në një moment kur ajo kërkonte të mbronte veten dhe fëmijët.

“Psikologia dhe punonjësja sociale dolën kundër meje! Si mund t’i bëhet kjo një nëne?” – u shpreh aktorja në Grida Duma Podcast.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button