Politike

Shantazhi i hapur në majën e pushtetit, Artan Hoxha zbulon skemën e ‘kufomës në frigorifer’ të Ballukut që po e mban nën terror Ramën, ja pse kryeministri nuk e godet dot ish- zv.kryeministren pa i gjetur më parë dosjen sekrete

Ndryshe nga eksponentët e tjerë të majtë që u lëshuan ose u zhveshën pa hezitim nga mbrojtja politike sapo u përballën me drejtësinë, ish/zëvendëskryeministrja Belinda Balluku vazhdon të gëzojë një ombrellë të paprekshme mbrojtjeje në majën e ekzekutivit. Nëse për ish-ministra apo bashkëpunëtorë të tjerë të Partisë Socialiste udhëheqja nuk hezitoi të hapë rrugën e procedimeve, ndaj ish-numrit dy të qeverisë Edi Rama po zbaton një standard krejt tjetër. Prapaskenën e kësaj mburoje e ka zbërthyer gazetari Artan Hoxha. Sipas tij, pamundësia e kryeministrit për ta goditur apo lëshuar Belinda Ballukun nuk lidhet me ndonjë besnikëri tradicionale partiake, por me ekzistencën e një mekanizmi të rëndë shantazhi: zotërimin e një “kufome në frigorifer” që po e mban shefin e qeverisë nën trysni të vazhdueshme.

Krijesë e zyrës së kryeministrit, jo e votave të terrenit

Sipas analizës së gazetarit Artan Hoxha në Top News, Belinda Balluku nuk është një politikane rrace që ka ngjitur shkallët e karrierës përmes bazës apo fushatave elektorale nëpër krahinat e vendit. Ajo nuk vjen nga betejat e strukturave të FRESH-it apo mbledhja e votave në terren, por është një produkt i drejtpërdrejtë i krijuar në zyrën e vetë Edi Ramës. Hoxha sqaron se katapultimi i saj ka nisur që nga periudha kur Rama mbante postet e kryetarit të bashkisë dhe kryetarit të partisë, duke e shndërruar atë në një “brend” vetjak, pa pasur ndonjë profil apo zotësi të spikatur politike vetiake.

Pozicionet e saj të privilegjuara — që nga Albcontrol ku u përball me akuza që në vitet 2014-2015, e deri te ngritja si numri dy i shtetit dhe drejtuese në qarkut e Fierit — kanë qenë të gjitha produkt i kontrollit dhe mbështetjes direkte nga kryeministri. “Zonja Balluku nuk është një politikane që ka ardhur nga FRESH e ka bredhur nëpër ato provincat e Shqipërisë për të mbledhur vota. Nuk është një politikane tipike rrace. Ka ardhur nga zyra e kryeministrit. Ishte kryetar partie, ishte kryetar bashkie e nga zyra e ngjiti aty. Pra e ngjiti kryeministri. Është prodhim, është brend direkt i kryeministrit. Nuk ka ardhur me zotësinë apo me profilin e vetë të spikatur politik. Ajo mori gjithë atë numër deputetësh në Fier.

Tani kjo është tjetër gjë. Mund t’i marrësh numër deputetësh po i mori si përfaqësuese e thjeshtë e Partisë Socialiste. Jo, vajti si numri dy i shtetit. Kur s’ka qenë numri dy i shtetit, ne e kemi parë sa fuqi ka patur. Tani të flas me atë që është. Zonja ka qenë te Albcontrol, domethënë prandaj është akuzuar dhe për veprimin që ka bërë që në 2014, 2015-n. Pra duket që ka qenë në pozicione të privilegjuara dhe varen direkt nga kryeministri dhe njeriu që e ka katapultuar është kryeministri. Ajo, ndryshe nga të tjerët, nuk ka qenë thjesht besnike ndaj kryeministrit dhe ka zbatuar direktivat e kryeministrit, por na paska kapur një kufomë diku dhe e ka futur në frigorifer. Dhe ajo kufoma që e mban — kufomë në thonjëza — që mban në frigorifer, është një sigurim jete për atë vetë, për ata që ajo përfaqëson, s’është vetëm, dhe është një kërcënim për kryeministrin. Prandaj kryeministri është i detyruar, për sa kohë nuk e gjen dot ku është kufoma dhe ku është frigoriferi, është i detyruar të luajë… është një lloj tangoje tani.”

Çfarë ka ndodhur?

Kujtojmë Belinda Balluku u paraqit këtë javë në SPAK ku u njoftua për mbylljen e hetimeve të dosjes penale në ngarkim të saj. Së shpejti çështja për ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe ish-zv.kryeministren Balluku do të kalojë në Gjykatën e Posaçme, GJKKO. Ndërkohë, Balluku do të përballet në procesin gjyqësor pa asnjë masë sigurie. Paçka se SPAK kishte kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit për deputeten e PS-së, më 12 mars 2026 mazhoranca socialiste votoi me 82 vota kundër heqjes së imunitetit për Ballukun.

Mbi ish-zv.kryeministren rëndojnë 5 akuza specifike: “shkelje e barazisë në tendera” (në 9 raste), dy raste “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” (për dy pasuri), dhe “fshehje e pasurisë” (në dy raste). Hetimet përfshijnë abuzime me projektet e Tunelit të Llogarasë, Unazës së Madhe dhe një tenderi tek Albcontrol. Së bashku me Ballukun, sot në SPAK u paraqit edhe biznesmeni Pandeli Carapuli për t’u njoftuar me mbylljen e hetimeve. Ai akuzohet zyrtarisht për “pastrim parash”. Në të njëjtën dosje të mbyllur nga SPAK, si person i përfshirë dhe i marrë i pandehur rezulton gjithashtu edhe ish-futbollisti Igli Tare dhe biznesmeni Arbër Abazi./sot.com.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button