Aktualitet

Pas transferimit të Erion Veliajt, Ajola Xoxa shkon me foshnjën në krah në burgun e Fierit për të takuar

Një ditë pas transferimit të Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, ka mbërritur në institucion me djalin e tyre të vogël në krah.
Ajola Xoxa ka mbërritur në burgun e Fierit për të takuar kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili u transferua një ditë më parë nga paraburgimi i Durrësit.
Xoxa është paraqitur në ambientet e institucionit penitenciar me djalin e tyre të dytë në krah.

Përpara saj, në burgun e Fierit kishte shkuar edhe nëna e kryebashkiakut, Shqiponja Veliaj, për të takuar të birin pas transferimit.

Ndërkohë, Veliaj ka kundërshtuar mënyrën e transferimit, duke pretenduar se nuk është njohur me aktin administrativ dhe bazën ligjore të këtij vendimi. Ai ka ngritur gjithashtu shqetësime për kushtet e sigurisë në institucionin e ri.
Deri tani, autoritetet përgjegjëse nuk kanë bërë publike arsyet konkrete që çuan në transferimin e tij nga Durrësi në Fier.
Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, në kuadër të hetimeve të SPAK për korrupsion dhe pastrim parash. Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim dosjen ndaj tij, ku kryebashkiaku përballet me 13 akuza penale.
Veliaj qëndroi në paraburgimin e Durrësit nga shkurti i vitit 2025 deri ditën e djeshme, kur autoritetet e transferuan në burgun e Fierit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button